Aktualitet

Pas shiut nis bora! Shqipëria përballet me acarin, qytetet vuajnë pasojat e përmbytjeve. Në Shkodër shpërndahen 300 pako për familjet e rrezikuara, ARSH njofton për akset rrugore

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -6°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 01ºC në 08°C dhe në zonat bregdetare nga 04°C në 10°C.
Featured image of article: Pas shiut nis bora! Shqipëria përballet me acarin, qytetet vuajnë pasojat e përmbytjeve. Në Shkodër shpërndahen 300 pako për familjet e rrezikuara, ARSH njofton për akset rrugore Pamje nga moti sot

TIRANË– Shqipëria do të përfshihet nga një mot të acartë ditët e ardhshme. Pas shirave të cilat shkaktuan përmbytje në vend, tashmë njerëzit do të duhet të përgatiten për dëborë që do të nisë më 13 janar dhe do të zgjasë për tre ditë me radhë. Dosja.al mëson se bora do të arrijë nga 2 deri në 3 cm e që do të përfshijë malësinë e Tiranës, Përrenjasit, Pogradecin dhe të gjithë zonën lindore dhe veri lindore të vendit.

Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati! Pas përmbytjeve në vend që zgjatën për ditë me radhë, tashmë vendi po vuan pasojat. Situata në Shkodër ende mbetet e rëndë. Mësohet se ditën e sotme ka filluar shpërndarja e pakove ushqimore për familjet që janë prekur nga përmbytjet. Rruga për në Obot ende është e bllokuar ndaj do të duhet të kalohet vetëm me mjete të larta pasi niveli i ujit ka shkuar mbi 80 cm.

Ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me situatën e rrugëve në vend pas përmbytjeve. ARSH njofton se reshjet e shiut dhe të borës kanë ndaluar ndërkohë që kanë nisur punimet për heqjen e gurëve që ndodhen në aksin Elbasan-Rogozhinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -6°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 01ºC në 08°C dhe në zonat bregdetare nga 04°C në 10°C.Era do të fryej në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

(a.b)/dosja.al

  • 17:33

    Bëni kujdes! Nesër temperaturat zbresin nën 0 në zonat e ulëta, borë në këto vende, ç’do ndodhë me përmbytjet

    Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme dhe nesërme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, nivelet në lumenjtë Drin dhe Buna do të vazhdojnë të jenë të larta duke shkaktuar edhe probleme me përmbytje. Bazuar në përllogaritjet e bëra lumi Buna do të tërhiqet nesër në shtratin natyror, ndërsa edhe Vjosa do ketë rënie të ndjeshme të prurjeve përgjatë ditës së sotme. IGJEUM bën me dije se lumenjtë e tjerë nuk paraqesin rrezikshmëri nga përmbytjet. Sot dhe nesër priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet, ndërsa në zonat malore mbi 600 m mbi nivelin e detit priten reshje dëborë. Sa i përket temperaturave, ato pritet që të variojnë nga 4 / 10 °C në zonat bregdetare, në vendet e ulëta: 1 / 8 °C, ndërsa në vendet malore: -6 / 4 °C . Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare kryesisht në bregdet dhe në vendet malore.

    POSTIMI I PLOTË:

     

  • 17:10

    VIDEO/ Hamallaj, fshati që u la të përmbytej se u 'kursyen' pompat, pamjet e trishta nga uji që ka mbuluar gjithçka

    Ultësira Perëndimore e Shqipërisë është ende nën ujë, ndërsa banorët e Lezhës, Shkodrës, Vlorës e Durrësit, janë në frikën se natyra do t’i “tradhtojë” sërish dhe reshjet e shiut do të rinisin prapë. Dosja.al pa nga afër situatën në Hamallaj, ku nga rruga e Gjirit të Lalëzit drejt fshatit Hamallaj, e gjithë zona është nën ujë. Banorët thonë se që prej ndërtimit të një kompleksi turistik në zonë, fshati është përmbytur çdo vit. Problemi nuk qëndron tek Hidrovori, pasi shteti ka investuar duke e rregulluar atë, por tek pompat. Hidrovori ka 4 pompa në kapacitet, por vetëm 1 ose 2 prej tyre është vënë në punë. 2 pompat e tjera nuk janë vënë në punë prej tri vitesh me frikën se mund të përmbytet kompleksi turistik… dhe kështu me vetëdije, autoritetet kanë lejuar përmbytjen e një zone të tërë për të ruajtur të mirën private.

  • 12:12

    Surprizat e motit! Për tre ditë vendi do pushtohet nga dëbora, preket dhe Tirana, trashësia pritet të arrijë deri në 3 cm

    Harta e motit

    Pas shirave na pret acari! Mbrëmjen e datës 13 janarit do të nisin reshjet e dëborës në vend. Kjo dukuri do të zgjasë për tre ditë dhe pritet që të përfshijë malësinë e Tiranës, Përrenjasit, Pogradecin dhe të gjithë zonën lindore dhe veri lindore të vendit. Në zonët e përmendura pritet që bora të shkojë nga 2 deri në 3 cm.Prej dy ditësh Shqipëria ka shpëtuar nga moti i lagësht me shi duke bërë që uji, i cili përmbyti disa zona të tërhiqet duke i dhënë mundësi banorëve dhe autoriteteve që të ndërhyjnë për rregullimin e pasojave.Ashtu siç raportoi në mëngjes edhe Meteoalb, gjatë orëve në vijim vendi do të përfshihet nga temperatura të ulta dhe reshje të dendura dëborë në pjesën lindore dhe veri-lindore të tij.

  • 11:09

    Prej 5 ditësh pa energji elektrike! Shiu i akullt shkatërron rrjetin përçues në fshatrat e Dibrës, asnjë nuk iu vjen në ndihmë banorëve


    DIBER– Zona e Kalasë së Dodës prej 5 ditësh pa energji elektrike. Shiu i akullt, një fenomen i që ndodh pothuajse për çdo vit, ka shkatërruar gjithë rrjetin përçues në fshatrat e Dibrës. Më problematike situata është në Kalanë e Dodës,Lurë e Selishtë . Pjesa më e madhe e shtyllave dhe e telave përçues në fshatrat Shullan, Plostan dhe Vasie të Kalasë së Dodës janë këputur, duke lënë zonën pa energji. Banorët ankohen se prej 5 ditësh në zonë nuk është parë asnjë elektriçist, madje as nuk u përgjigjen as në telefon. Ato tregojnë se vitet e fundit ka ndodhur shpesh të këputen telat apo shtyllat, por që i kanë riparuar vetë, herë duke tërhequr shtylla me makinat e tyre e herë duke paguar elektriçistë privatisht.

  • 10:07

    Përmbytjet/ Lumi Vjosa del nga shtrati

    Lumi Vjosa

    Lumi Vjosë si rrjedhojë e prurjeve të larta gjatë mbrëmjes ka dalë nga shtrati.Shirat janë rikthyer sërish në orët e para të mëngjesit, duke çuar nivelin e lumit në 7.05 metra. Lajmi është konfirmuar kjo nga prefekti qarkut dhe kreu i njësisë administrative. Aktualisht niveli i Vjosës ka rënë me afro 55 centimetra duke arritur kuotën e 6.5 metrave.Situata vijon të jetë e qetë teksa pritet të ulet edhe më tepër niveli i lumit.

  • 09:52

    ‘Shiu dhe bora kanë pushuar’, ARSH bën NJOFTIMIN: Përmirësim në akset rrugore, po pastrohet rruga Elbasan-Rrogozhinë

    Pamje nga punimi ne rruge

    Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion mëngjesin e sotëm në lidhje me situatën e rrugëve në vend pas përmbytjeve. ARSH njofton se reshjet e shiut dhe të borës kanë ndaluar ndërkohë që kanë nisur punimet për heqjen e gurëve që ndodhen në aksin Elbasan-Rogozhinë. NJOFTIMI I ARSH:Reshjet e shiut dhe të borës kanë pushuar duke sjellë një përmirësim të gjendjes së akseve Në segmentin rrugor Elbasan-Rrogozhinë (Paulesh) ka pasur rrënie gurësh, janë marrë masa menjëherë nga grupi i punës dhe është bërë pastrimi i plotë i aksit.
    Nuk ka problememe me qarkullimin në të gjitha akset kryesore

  • 9:04

    Dëmtohet rruga Rrëshen-Bukmirë, bllokohen disa fshatra, familjet izolohen

    Rrëshen-Bukmirë

    Rruga Rrëshen-Bukmirë është dëmtuar për shkak të rrëshqitjeve të dherave që kanë rënë në atë aks. Kjo ka bërë që rruga të bllokohet dhe të bëjë të pamundur lëvizjen e makinave.Aksi rrugor i cili shërben për disa fshatra të zonës ka lënë të izoluar shumë familje.

  • 9:08

    Përmbytjet në Shkodër, nis shpërndarja e ndihmave për familjet e prekura

    Foto nga Shkodra

    Bashkia e Shkodrës ka publikuar informacione për situatën në zonat e përmbytura pas reshjeve intensive të ditëve të fundit. Nga monitorimi periodik në terren mëngjesin e sotmë, situata e përmbytjeve në terren vijon si më poshtë: Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.42m.(Kuota max 6.30 m)Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.70 m.(Kuota max 8.70 m)Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.05m. (Kuota max 7.50 m)Ndërsa, sipërfaqja totale e përmbytur në këtë bashki është 1,910 hektarë.Ndërkohë ka nisur ndarja e ndihmave për disa zona të prekura si, fshati Shirq në njësinë administrative Dajç, si dhe në fshatin Obot, njësia administrative Ana e Malit.

    INFORMACIONI I PLOTË

    Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 13.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

    • Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.42m.(Kuota max 6.30 m)
    • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.70 m.(Kuota max 8.70 m)
    • Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.05m. (Kuota max 7.50 m)

    Bashkia Shkodër

    Siperfaqe totale e përmbytur 1910 Ha

    1. Tokë e pakultivuar 528 Ha
    2. Foragjere të dyta, jonxhe 1200 Ha
    3. Grurë 95 Ha
    4. Bimë dekorative 80 Ha
    5. Pemtore 7 Ha

    Nj.A. Ana Malit
    1. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.
    2. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
    3. UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
    4. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 960 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
    • Tokë e pakultivuar 210 Ha
    • Foragjere të dyta, jonxhe 705 Ha
    • Grurë 40 Ha
    • Pemtore 5 Ha

    • Janë shpërndarë në Obot 140 koli ujë, nga 9 litra kolia, për 70 familje.

    • Në fshatin Obot, Muriqan (lagjia Goricë) jënë magazinuar dhe sot fillon shpërndarja sipas listës përfituese të hartuar nga Administratori i Nj.Adminstrative Ana e Malit 8 ton misër donacion.

    Nj.A Dajç
    1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 820 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar,Darragjat), nga të cilat :
    • Tokë e pakultivuar 275 Ha
    • Foragjere të dyta, jonxhe 410Ha
    • Bimë dekorative 80 Ha
    • Grurë 55 Ha

    2. UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.
    3. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat.
    4. Në fshatin Shirq jënë magazinuar dhe sot fillon shpërndarja sipas listës përfituese të hartuar nga Administratori i Nj.Adminstrative Dajç rreth 28 ton misër donacion.

    Nj. A. Guri Zi

    • Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

    Nj.A. Velipojë
    1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 50 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri,Luarz.
    • Tokë e pakultivuar 10 Ha
    • Foragjere të dyta, jonxhë 40 Ha
    2. Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.

    Nj.A.Bërdicë
    1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe
    • Tokë e pakultivuar 30 Ha
    • Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha

    2. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

    Nj.A.Rrethinat

    1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes
    • Tokë e pakultivuar 3 Ha
    • Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
    • Pemtore 2 Ha

    2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.
    Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.

    Janë magazinuar dhe janë gati për shpërndarje tek ndërtesa e konviktit Shkolla Industriale “Arben Broci” 300 pako me ushqime, mbështetje për të siguruar ushqimin për familjet në zonat e përmbytura.

Shto Koment