Aktualitet

HARTA LIVE: Moti i keq nga Italia vjen në Shqipëri, shi, dëborë dhe fortunë. Diellin e shohim vetëm në fundjavë

Ditën e sotme, moti i keq do të zhvendoset nga Italia, e cila ka kaluar ditën e djeshme me stuhi. Sipas IGJEUM, temperaturat do të variojnë nga 11-15 °C në zonat bregdetare; në vendet e ulëta: 11 / 14 °C; ndërsa në vendet malore: 5 / 8 °C.
Featured image of article: HARTA LIVE: Moti i keq nga Italia vjen në Shqipëri, shi, dëborë dhe fortunë. Diellin e shohim vetëm në fundjavë Foto ilustruese

TIRANË– Shi dhe temperatura të ulëta! Ky është parashikimi i bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit për ditën e sotme në vendin tonë. Ditën e sotme, moti i keq do të zhvendoset nga Italia, e cila ka kaluar ditën e djeshme me stuhi. 

Sipas IGJEUM, temperaturat do të variojnë nga 11-15 °C në zonat bregdetare; në vendet e ulëta: 11 / 14 °C; ndërsa në vendet malore: 5 / 8 °C. Pavarësisht motit të keq e me shi, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet e fortë.

Ndërkohë që pjesën më të madhe të vendit do ta mbizotërojnë shirat, nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës në veri dhe në zonën juglindore të vendit. Parashikohet që moti i keq të vazhdojë gjatë gjithë javës dhe të përmirësohet vetëm të premten dhe gjatë fundjavës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

HARTA LIVE:

(k.m/dosja.al)

  • 9:17

    Moti i keq pushton vendin! Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet me makina, priten erëra të forta

    Moti i keq ka përfshirë disa zona në vendin tonë. Bashkia e Vlorës u ka shpërndarë një mesazh qytetarëve të saj, duke i kërkuar që të bëjnë kujdes dhe të shmangin daljen nga shtëpia dhe lëvizjet me makina. Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare shkruhet se gjatë ditës së sotme do të ketë shira të dendur dhe erëra të forta.

    “Te dashur qytetare! Duke parë kushtet e motit nê Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta qe priten ne vijim. Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj! Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë,”-shkruhet në njoftim.

    POSTIMI I PLOTË:

Shto Koment