Aktualitet

HARTA LIVE/ Ju pret një ditë e bukur me temperatura mesatare, era mbtetet pak problematike

Vranësirat bëhen të dukshme në intervale 2-3 orëshe në veri dhe zonat malore, ndërsa në zonat bregdetare dhe në zonën e ulët pritet që të jenë kalimtare.
Featured image of article: HARTA LIVE/ Ju pret një ditë e bukur me temperatura mesatare, era mbtetet pak problematike Foto Ilustruese

TIRANË– Dita e sotme parashikohet të jetë e ngrohtë dhe me temperature mesatare. Sipas Meteoalb, mësohet se pothuajse në të gjithë vendin do të ketë kthjellime të alternuara me pak vranësira në zonat malore.

Vranësirat bëhen të dukshme në intervale 2-3 orëshe në veri dhe zonat malore, ndërsa në zonat bregdetare dhe në zonën e ulët pritet që të jenë kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë mesatarisht 14-22 gradë Celsius. Ruhet luhatja nga 3 gradë mëngjesi në zonat verilindore deti në 21-22 gradë maksimumi i mesditës në disa qytete të shtrirjes perëndimore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Parametri i erës mbetet problematik në hapësirat detare dhe bregun jugor, ndërsa era në territor do të fryjë deri mesatare. Dallgëzimi në vijon të jetë rreth 3 ballë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment