
TIRANË– Edhe dita e sotme në vend është me reshje shiu dhe dëbore, pavarësisht se jemi në muajin e dytë të pranverës.Sot priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet e vendit por lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Elbasan. Ndërsa në zonat malore, në lartësinë mbi 300 m mbi nivelin e detit, priten reshje dëbore.
Në zonat më të thella, kryesisht në Korçë, trashësia e dëborës ka arritur deri në 17 cm. Fshati turistik i Dardhës si dhe Qafa e Qarrit, janë mbuluar tashmë nga dëbora. Nuk raportohen bllokime të rrugëve, ndërsa firmat kontraktore ndodhen në terren duke punuar për mirëmbajtjen e rrugëve.
Dëbora e cila ka pushtuar Llogaranë e ka bërë të pamundur lëvizjen e mjeteve duke sjell bllokim të tyre. Pjesa më problematike për qarkullimin është qafa e Llogarasë. Bëhet e ditur se reshjet e dëborës kanë nisur mbrëmjen e kaluar ndërkohë që sot situata shfaqet më e qetë. Drejtuesit e automjeteve kanë qënë të papërgatitur pasi në këtë kohë nuk ka patur probleme me dëborën vitet e kaluara.
Parashikimi
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, edhe sot priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet e vendit por lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Elbasan. Ndërsa në zonat malore, në lartësinë mbi 300 m mbi nivelin e detit, priten reshje dëbore.
Temperaturat do të variojnë nga 5 / 12 °C në zonat bregdetare; në vendet e ulëta: 3 / 12 °C; ndërsa në vendet malore: -3 / 6 °C. Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë.
HARTA LIVE:
(kle.mu./k.m,dosja.al)
-
11:10
Dëbora bllokoi Qafën e Llogarasë, ARRSH thirrje shoferëve: Respektoni sinjalistikën!
Reshjet e dëborës kanë sjellë probleme me qarkullimin e automjeteve në Qafën e Llogarasë, ku shumë automjete mbetën të bllokuara.
Autoritetit Rrugor Shqiptar, në një njoftim në rrjetin social “Facebook”, i bën thirrje shoferëve që të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë dhe të zbatojnë sinjalistikën.
Po ashtu, ARRSH njofton se kontraktorët janë në janë në terren për të bërë pastrimin e akseve nga bora.
-
8:46
Korça zbardhet në mes të pranverës! Trashësia e dëborës në zonat malore arrin deri në 17 cm
KORÇË– Edhe pse jemi në muajin e dytë të pranverës, dëbora ka zbardhur juglindjen. Reshjet kanë filluar prej mesnatës së djeshme thuajse në gjithë qarkun e Korçës, ku në zonat malore, trashësia arrin deri në 17 cm.
Fshati turistik i Dardhës si dhe Qafa e Qarrit, janë mbuluar tashmë nga dëbora.
Nuk raportohen bllokime të rrugëve, ndërsa firmat kontraktore ndodhen në terren duke punuar për mirëmbajtjen e rrugëve.
-
8:31
Bllokohet qarkullimi i automjeteve në Llogara, dëbora nuk lejon lëvizjen e mjeteve
Dëbora e cila ka pushtuar Llogaranë e ka bërë të pamundur lëvizjen e mjeteve duke sjell bllokim të tyre.
Pjesa më problematike për qarkullimin është qafa e Llogarasë. Bëhet e ditur se reshjet e dëborës kanë nisur mbrëmjen e kaluar ndërkohë që sot situata shfaqet më e qetë.
1 / 2Llogara2 / 2LlogaraDrejtuesit e automjeteve kanë qënë të papërgatitur pasi në këtë kohë nuk ka patur probleme me dëborën vitet e kaluara.
Policia ndodhet në terren për normalizimin e situatës.