Aktualitet

Harrojini testet! Qentë po zbulojnë të infektuarit me Covid-19, vetëm duke nuhatur sqetullën e tyre

VIDEO
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se pikëirsht në aeroportin e Dubait, disa qen janë ‘punësuar’ për të nuhatur dhe zbuluar të infektuarit me koronavirus. Sipas ekspertëve, ata kanë një saktësi prej 92 %.
Featured image of article: Harrojini testet! Qentë po zbulojnë të infektuarit me Covid-19, vetëm duke nuhatur sqetullën e tyre Foto nga nje qen i trajnuar

EMIRATET E BASHKUARA ARABE- Në Dubai, të infektuarit me Covid-19, tashmë nuk kanë më nevojë që t’i nënshtrohen një testi për ta kuptuar këtë gjë. Ata por zbulohen nga qentë, të cilët janë trajnuar për këtë gjë.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se pikëirsht në aeroportin e Dubait, disa qen janë ‘punësuar’ për të nuhatur dhe zbuluar të infektuarit me koronavirus. Sipas ekspertëve, ata kanë një saktësi prej 92 %.

Por si ndodh kjo?

Nga sqetullat e pasagjerëve që udhëtojnë në Dubai merren kampione dhe më pas vendosen në mini-konteinerë. Këto kampione nuhaten nga qentë dhe nëse katërputroshët diktojnë gjurmë të Covid-19, udhëtari ndalohet dhe dërgohet në spital.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe vete Ministri i Brendshëm i Dubait e ka mbështetur këtë nismë.

Dedektimi i rasteve të dyshuara me Covid-19 ishte në 92 për qind të rasteve i saktë. Qentë mund t’i zbulojnë shumë shpejt personat e infektuar,”- tha ai ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment