Rajoni

“Harrojeni”, Vuçiç i prerë për njohjen e pavarësisë së Kosovës: Nuk shoh zgjidhje, negocioj me Perëndimin jo me shqiptarët

Ditën e djeshme Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç u shpreh se Serbia do të  luftojë për të mos qenë fajtore për mungesën e dialogut.
Featured image of article: “Harrojeni”, Vuçiç i prerë për njohjen e pavarësisë së Kosovës: Nuk shoh zgjidhje, negocioj me Perëndimin jo me shqiptarët Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

SERBI– Në një kohë që Kosovën e ndanin edhe 3 ditë nga takimi për dialogun me Serbinë në Uashington, aktakuza ndaj Presidentit të vendit, Hashim Thaçi shkatërroi këtë drejt dialogut.

Megjithatë duket se Beogradi zyrtar nuk do t’i ndryshojë qëndrimet e tij sa i përket bisedave me Kosovën.

Ditën e djeshme Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç u shpreh se Serbia do të  luftojë për të mos qenë fajtore për mungesën e dialogut.

“Do të luftoj për të mos qenë fajtorë për mungesë të dialogut. Ne këtu bisedojmë dhe negociojmë me perëndimin, e jo me shqiptarët.”- deklaroi Vuçiç.

Vuçiç siç edhe ka bërë me dije publikisht ka thënë se nuk sheh zgjidhje për Kosovën, por sipas tij, që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës nuk është opsion për Vuçiçin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Të njohim pavarësinë e Kosovës – këtë harrojeni. Nuk shoh zgjidhje. Kur e kam parë, të gjithë më janë hedhur në qafë.”- tha Vuçiç

Kujtojmë se më herët Vuçiç është shprehur se rruga evropiane mund të ndërpritet nëse nuk zgjidhet çështja e Kosovës.

Burimi: news

A.C/Dosja.al

Një Koment në ““Harrojeni”, Vuçiç i prerë për njohjen e pavarësisë së Kosovës: Nuk shoh zgjidhje, negocioj me Perëndimin jo me shqiptarët

  1. Sigurisht Vucici e ka pa dobesine e BE dhe te botes ,dhe ai ka mbeshtetje te forte nga Rusija dhe Kina edhe sikur ai ta njohi Kosoven kurse Rusija me Kinen jo ateheri Kosova nuk mund te behet shtet ,dhe ta haron antarsimin ne kombet e bashkuara,pra Amerikanet dhe BE nuk kan gje ne dore vetem luajn me Shqipetaret,e vetmja ndihme per Kosoven eshte kur Amerika ,Anglija dhe Franca ta terheqin njohjen e Serbise deri sa Serbija nuk e njeh Kosoven ateheri ndoshta por kjo zdote ndodhe kure pse Kosova nuk e ka vleften sikur qe e ka Izraeli pra ma ne fund dote mbetemi vetem me kenget Roft Kosova Republike dhe asgje tjete skleverit e Serbise.

Shto Koment