Sport

Harrojeni Europianin për pak minuta! Laporta çmend merkaton e Barcelonës, kërkon ti dhurojë Messit… Cristiano Ronaldon

Laporta është i bindur se Messi do të qëndrojë në skuadër dhe do të donte t'i jepte argjentinasit si një partner sulmi, lojtarin që ka ndarë prej më shumë se 10 vjetësh 'luftën' se kush është futbollisti më i mirë në botë.
Featured image of article: Harrojeni Europianin për pak minuta! Laporta çmend merkaton e Barcelonës, kërkon ti dhurojë Messit… Cristiano Ronaldon Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi

SPANJË-Presidenti i Barcelonës Joan Laporta bën lëvizjen më të çmendur sa i përket merkatos së klubit të tij. Ideja e fundit, që numri një i klubit ka biseduar me bashkëpuntorët e tij është Cristiano Ronaldo.

Laporta është i bindur se Messi do të qëndrojë në skuadër dhe do të donte t’i jepte argjentinasit si një partner sulmi, lojtarin që ka ndarë prej më shumë se 10 vjetësh ‘luftën’ se kush është futbollisti më i mirë në botë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mediat pranë klubit, specifikojnë se Laporta është gati t’i drejtojë Juventusit edhe emra si Griezmann, Sergi Roberto apo Coutinho, pa folur megjithatë për pagën e CR7, e cila, duke pasur parasysh situatën ekonomike të Barcelonës dhe të gjitha klubeve botërore, do të ishte nyja e vërtetë që është e vështirë të kapërcehet në të gjithë operacionin.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment