Politike

Harrojeni “Dosjen 184”, PD-ja zotohet: Po bëhen gati përgjimet “Dibra2”

  • “Bild” nuk ndalet, publikon 10 përgjime të reja për dosjen 184, të përfshirë Gjiknuri, Qefalia, Tahiri dhe Ymer Lala
  • Në një deklaratë për mediat, ditën e sotme ish-deputeti Xhemal GjunksHi tha se po bëhen gati dosja “Dibra 2” me përgjime të reja.
    Featured image of article: Harrojeni “Dosjen 184”, PD-ja zotohet: Po bëhen gati përgjimet “Dibra2” Përgjimet e Bild dhe Xhemal Gjunkshi

    TIRANË– Vetëm para pak ditësh media gjermane “Bild” bëri bujë në politikën shqiptare teska publikoi përgjimet në lidhje me “Dosjen 184”, ku dëgjoheshin eksponentë dhe ish-ministra të Partisë Socialiste të përfshirë në blerje votash. 

    Por mesa duket kjo nuk është e gjitha. Në një deklaratë për mediat, ditën e sotme ish-deputeti Xhemal GjunksHi tha se po bëhen gati dosja “Dibra 2” me përgjime të reja.

    Ai ripërsëriti edhe njëherë se personat e dëgjuar në përgjimet e “Dosjes 184”, janë sërish të përfshirë në procesin zgjehdor të këtij viti.

    Shumë shpejt publiku do të ketë në dispozicion me fakte dosjen Dibra 2.

    Aktualisht ju bëjmë me dije se: Kryeminstri Rama, si dhe ushtari i tij Lleshaj, jo vetëm që nuk kanë larguar nga policia e shtetit dhe vënë para përgjegjësisë Ligjore, autorët e kësaj dosje, por vazhdojnë të drejtojnë dhe janë aktiv në përgatitjen e vjedhjes së votave.

    Ministri Lleshaj mashtroi përpara opinionit publik që drejtuesit e policisë të përfshirë në dosjen 184 janë larguar.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ky është një mashtrim shumë i madh.

    Ato jo vetëm që nuk janë larguar por vazhdojnë të jenë të graduar.

    Më konkretisht:
    Komisar Robert Aga i përfshirë në dosjen 184, sot ka shoqëruar materialet zgjedhore që kanë ardhur në qarkun Dibër.

    Bekim Krashi i cili dëgjohej teksa komunikonte me ministrin Damian Gjiknuri në vitin 2016 aktualisht, mban postin e drejtuesit të OSHE në Dibër,”– tha Gjunkshi ndër të tjera.

    Gazeta gjermane “Bild” publikoi përgjime për dosjen 184. Në këto përgjime dëgjohen zërat e disa funksionarëve të lartë të PS, që flasin me njëri-tjetrin pas votimeve dhe shprehen të kënaqur për rezultatin e votimeve. Po ashtu në këto përgjime ka marrë pjesë dhe drejtori i Policisë së Dibrës që flet me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment