Politike

Haradinaj tregon përplasjet me Ramën: E ftova në inaugurim por s’erdhi

Kryeministri i Kosovës ka folur rreth përplasjeve që ka pasur në distancë me kryeministrin Edi Rama. Ai ka treguar edhe një bisedë të bërë me Bushatin për çështjen e kufijve.
Featured image of article: Haradinaj tregon përplasjet me Ramën: E ftova në inaugurim por s’erdhi Ramush Haradinaj dhe Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ftuar në emisionin “Interaktiv” në televizionin Koha Vizion, ka folur për përplasjet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Duke u ndalur tek vizita e fundit e kryeministrit Edi Rama ai thotë se është përshëndetur edhe me të gjatë shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Pavarësisht kësaj, Haradinaj thotë se nuk ka pasur rast të sqarohet me të për mosmarrëveshjet pas Samitit të Berlinit.

“Unë i përshëndeta publikisht edhe kryeministrin Rama dhe presidentin Meta, është mirë që kanë ardhur. Nuk kam pasur rast të sqarohem. Unë e pata ftuar edhe në hapjen e Autostradës “Arbën Xhaferi,” ai më pati premtuar që do të vijë, por nuk erdhi, pastaj nuk kam pasur rast”, ka thënë ai.

Duke u ndalur tek etiketimet e bëra ndaj njëri-tjetrit në distancë, theksoi se nuk duhen marrë si të tilla.

“Etiketimet nuk duhet me i marrë si të tilla. Unë mund të ia konfirmoj opinionit që kam shprehur respekt dhe mbështetje për të majtën, por këto nuk i kam thënë në ndonjë agjendë. Unë e kam treguar një të vërtetë që ka ndodhur në Berlin, e që në mënyra të ndryshme e konfirmuan edhe vet”, tha Haradinaj.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment