Rajoni

Haradinaj tregon listën e miqve në Shqipëri, lë pas Ramën: Nuk kam komunikim, ka qenë i vështirë…

I ftuar në Abcnews, Haradinaj është shprehur se i ka marrëdhëniet mirë me me Metën, Berishën, Bashën dhe Kryemadhin ndërkohë përsa i përket Ramës ai thotë se nuk ka ndonjë komunikim me të.
Featured image of article: Haradinaj tregon listën e miqve në Shqipëri, lë pas Ramën: Nuk kam komunikim, ka qenë i vështirë…

KOSOVË– Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush haradinaj, së fundmi ka treguar edhe marrëdhëniet që ka me politikantë në Shqipëri.

I ftuar në Abcnews, Haradinaj është shprehur se i ka marrëdhëniet mirë me me Metën, Berishën, Bashën dhe Kryemadhin ndërkohë përsa i përket Ramës ai thotë se nuk ka ndonjë komunikim me të.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Unë kam shumë miq në Shqipëri, kemi pasur një bashkëpunim të vazhdueshëm si me socialistët, nga të gjitha nivelet, si me të djathtët, në të gjitha nivelet, tani një kohë, ta quaj, komunikim im, është vështirësuar, por ruaj komunikim të mirë me presidentin Meta, Berishën, Kryemadhin, Lul Bashën, por edhe me socialistë. Nuk e kemi një komunikim, ju e dini ka qenë i vështirësuar në një kohë dhe tani nuk është rikthyer, nuk është se i iki edhe komunikimit me kryeministrin Rama dhe me secilin në këtë kohë ” tha ai.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment