Rajoni

Haradinaj takon kryeministren britanike: I kërkova të na ndihmojë në dialogun me Serbinë

Numri një i qeverisë në Kosovë shkruan se i ka kërkuar kryeministres së Britanisë së Madhe që vendi i saj të ndihmojë Kosovën për të finalizuar dialogun me Serbinë.
Featured image of article: Haradinaj takon kryeministren britanike: I kërkova të na ndihmojë në dialogun me Serbinë Ramush Haradinaj dhe Theresa May

POLONI- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim me kryeminsitren në ikje të Britanisë së Madhe, Theresa May. Ka qenë vet Haradianj që ka bërë këtë takim publik, teksa ka ko postuar një foto me Theresa May në rrjetet sociale.

Numri një i qeverisë në Kosovë shkruan se i ka kërkuar kryeministres së Britanisë së Madhe që vendi i saj të ndihmojë Kosovën për të finalizuar dialogun me Serbinë.

Kryeministren May e njoftova për zhvillimet politike në Kosovë, duke shprehur vendosmërinë tonë për fuqizimin e partneritetit bilateral mes dyja vendeve dhe duke kërkuar mbështetje në proceset rajonale, veçmas në finalizimin e dialogut me Serbinë, konkretisht në arritjen e një marrëveshjeje, finale, me njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Falënderova Kryeministren May për qëndrimin konsistent të Britanisë së Madhe kundër idesë për ndryshim kufijsh dhe këmbim territoresh, si dhe për ndihmën e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për fuqizimin e sundimit të ligjit, avancimin e administratës publike dhe zhvillim ekonomik në Kosovë”, shkruan Haradinaj.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment