DiasporaRajoni

Haradinaj takim me Përfaqësuesin e BE-së: Kërkova mbështetjen e tij për integrimin e Kosovës

Në një postim në Facebook, Haradinaj shkruan se ambasadori i BE-së vlerësoi procesin zgjedhor në Kosovës si dhe se këto zgjedhje i kanë dhënë Kosovës avantazh në politikën brendëshme dhe të jashtme.  
Featured image of article: Haradinaj takim me Përfaqësuesin e BE-së: Kërkova mbështetjen e tij për integrimin e Kosovës Tomáš Szunyog dhe Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar ditën e sotme përfaqësuesin e BE-së, Tomáš Szunyog. Në një postim në Facebook, Haradinaj shkruan se ambasadori i BE-së vlerësoi procesin zgjedhor në Kosovës si dhe se këto zgjedhje i kanë dhënë Kosovës avantazh në politikën brendëshme dhe të jashtme. Haradinaj ndër të tjera ka shkruar se i ka kërkuar ambasadorit që të mbështesë Kosovën në liberalizimin e vizave, në integrimet euroatlantike si dhe në njohjen me Serbinë.

“Prita sot Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog. Ambasadori Szunyog vlerësoi lart procesin zgjedhor në të cilin kaloi vendi ynë. Duke shprehur qëndrimet e mia dhe të Aleancës, vlerësova zgjedhjet e 14 shkurtit si fitore për demokracinë, zgjedhje që i kanë dhënë Kosovës një avantazh si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Kërkova nga ambasadori mbështetjen e tij dhe të BE-së, në sfidat të cilat e presin vendin tonë, liberalizimi i vizave, integrimet euroatlantike dhe marrëveshja për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”, shkroi ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: Kosova pas zgjedhjeve/ Kurti bisedë me profesorë të Harward-it për përmirësimin e mësimit

(I.A/dosja.al)

Shto Koment