Rajoni

Haradinaj për kufijtë e Kosovës: Kush flet për ta, është armik i kombit

Kryeministri i Kosovës është shprehur se kushdo që do të flasë për ndryshimin e kufijve të shtetit të Kosovës do të shpallet armik kombi.
Featured image of article: Haradinaj për kufijtë e Kosovës: Kush flet për ta, është armik i kombit Kryeministri Ramush Haradinaj

Gjatë një takimi me familjet e dëshmorëve në komunën e Deçanit, kryeministri kosovar Ramush Haradinaj ka prekur edhe temën e kufijve. Haradinaj u shpreh se kushdo që flet për ndryshim kufijsh do të shpallet armik populli, dhe sipas tij nuk ka rëndësi nëse personi në fjalë është mësues, polic, deputet apo luftëtar i dalluar.

Cilido prej nesh, qytetar, mësues, polic, ushtar, deputet apo president, me Kushtetutë janë të obliguar me mbrojt Kosovën e 17 shkuritt. Kushdo tjetër që e cenon 17 Shkurtin, a ke djalë dëshmori, a luftëtar i dalluar, është armik i kombit tonë. Nëse dikush i vendit tonë e cenon, e hap temën e kufijve tonë, është armik i Kosovës, i kombit të vet,”– tha Haradinaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Teksa foli edhe për taksën ndaj produkteve të Serbisë, kryeministri deklaroi se ky vendim do të bëjë që Serbia të ngutet për arritjen e marrëveshjes finale. “A e dini që taksa ka me i gut me ardh te marrëveshja. Deri tash koha i ka konvenuar Serbisë, na ka dobësuar neve gradualisht. Por ka ndryshuar tash Kosova. Sot e ka Ushtrinë, Ligjin e Trepçës dhe Kosova ka vendos taksë. Atyre tash iu ngutet me hy në dialog, nuk është si deri tash që vetëm Kosova humb,”- vijoi më tej Ramush Haradinaj.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment