Rajoni

Haradinaj: Me Thaçin dhe Veselin ishim gati për të zyrtarizuar kandidaturën time për President

Në një intervistë për mediat fqinje ai është shprehur mes tyre ka patur një pranim të kandidaturës së tij, dhe se kanë qenë shumë afër mbylljes së procesit.
Featured image of article: Haradinaj: Me Thaçin dhe Veselin ishim gati për të zyrtarizuar kandidaturën time për President Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se në momentin që nuk kishte dalë akoma aktakuza nga Haga, i kishte prezantuar Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli kandidaturën e tij për President. Në një intervistë për mediat fqinje ai është shprehur mes tyre ka patur një pranim të kandidaturës së tij, dhe se kanë qenë shumë afër mbylljes së procesit. Më tej, ai shtoi se ditën që Veseli udhëtoi në Hagë kishin një takim por që nuk u realizua dot. Ai gjithashtu tha se pika e vetme që ngec kanditatura e tij është PDK-ja, pasi nuk dëshiron që të arrijnë në një marrëveshje.

“Edhe atyre (Thaçit e Veselit), ua kam prezantuar kandidaturën time. Ne kemi pasur një përafrim në momentet e fundit. Realisht ka pasur një përafrim të madh. Realisht kemi qenë afër mbylljes së procesit. Në ditën që udhëtoi Kadri Veseli kemi paraparë edhe një takim, por që nuk u realizua. Edhe partnerët qeveritarë nuk e kanë vështirë me ma dhanë votën për president. Çështja është se si të arrihet edhe një marrëveshje me PDK-në”,tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për momentin në Kosovë postin e Presidentit e ka marrë Vjosa Osmani. Ajo e mori këtë detyrë pas dorëheqjes së Hashim Thaçi nga posti për shkak të daljes së aktakuzës për krime lufte në vitin 1999.

(I.a/dosja.al)

Shto Koment