Rajoni

“Liberalizoni vizat për Kosovën”, Haradinaj kërkesë për BE-në: Tregoni përkushtimin dhe seriozitetin e njëjtë si Amerika

Haradinaj ka thënë se BE-ja duhet të lehtësojë procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet anëtare të saj dhe të përmbush premtimin për liberalizimin e vizave për kosovarët.
Featured image of article: “Liberalizoni vizat për Kosovën”, Haradinaj kërkesë për BE-në: Tregoni përkushtimin dhe seriozitetin e njëjtë si Amerika Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

KOSOVË– Ish- kryeministri i Kosovës, njëkohësisht lideri i AAK-së Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook është shprehur se pret edhe nga Bashkimi Evropian përkushtim dhe seriozitet të njëjtë siç treguan Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndër të tjera Haradinaj ka thënë se BE-ja duhet të lehtësojë procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet anëtare të saj dhe të përmbush premtimin për liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Tani pritjet tona janë që edhe Bashkimi Evropian të tregojë përkushtimin dhe seriozitetin e njëjtë, duke lehtësuar procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet e saj, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si dhe përmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.”- ka thënë Haradinaj.

Postimi i Plotë i Haradinaj:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Qytetarë të dashur, Kosova hodhi një hap të madh përpara me marrëveshjen në Ëashington. Me njohjen e Kosovës nga shteti i Izraelit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe njëherë dëshmuan lidership botëror dhe konfirmuan interesin strategjik për paqe, prosperitet ekonomik e stabilitet në Kosovë dhe rajon. Tani pritjet tona janë që edhe Bashkimi Evropian të tregojë përkushtimin dhe seriozitetin e njëjtë, duke lehtësuar procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet e saj, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si dhe përmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Lutjet tona po ashtu shkojnë drejt Papa Françeskut, me shpresën që shpejt edhe Selia e Shenjtë do ta njeh Kosovën tonë si shtet të pavarur e sovran. Vetëm të bashkuar, me besim e mirëkuptim, mund t’ia dalim.  I juaji, Ramush Haradinaj.

Pas dy ditësh takime, të premtën u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Pas kësaj marrëveshje ka pasuar edhe reagime të shumta. Hoti është shprehur se të hënën do të zhvillojë një takim me Vuçiç, dhe se kjo nuk është përfundimtarja. Haradinaj dhe Mustafa përcollën urimet e tyre për këtë marrëveshje, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu për marrëveshjen kanë reaguar edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe kryedemokrati Lulëzim Basha.

A.C/Dosja.al

Shto Koment