Rajoni

Haradinaj fjalë zemre për Clinton: Na dhuruat lirinë, ndaluat trenat e vdekjes me avionat e jetës

Gjatë fjalës së tij ai tha se Clinton i dha lirinë Kosovës dhe ndali trenat e vdekjes së Serbisë.

KOSOVË- Kryeministri Ramush Haradinaj në një fjalë të tijën në ceremoninë e 20 vjetorit të clirimit të Kosovës ka falenderuar ish-Presidentit e Amerikës, Bill Clinton.

Gjatë fjalës së tij ai tha se Clinton i dha lirinë Kosovës dhe ndali trenat e vdekjes së Serbisë.

Për shumë kohë kohë populli ynë e ka kërkuar lirinë. Populli priste nga zoti ndihmën, të gjithë qëndronin sëbashku, spastrimi etnik dhe trenat e vdekjes u ndalën nga ju zoti presidenti. U ndalën nga avionat e jetës. Sot ky popull është fal jush. Sot kosova është shteti i të gjithëve, ku të gjithë jetojnë së bashku”, ishte kjo pjesë nga fjala e Haradinajt.

Sot në Kosovë është zhvilluar ceremonia e 20 vjetorit të çlirimit nga forcat serbe. Në një ceremoni të zhvilluar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kanë marrë pjesë liderët e Kosovës e Shqipërisë, por dhe figura të larta të SHBA. Të pranishëm kanë qenë ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton i cili dha urdhër në 1999 që të bombardohej Serbia. Sot përshëndeti qytetarët e Kosovës dhe ish-Sekretaria e Shtetit, Meledeine Albright, që tha se kishin marrë vendimin e duhur që i sollën lirinë Kosovës. Ndërkohë liderët që mbajtën fjalë falënderuar SHBA për ndihmën e madhe që u ka dhënë këto 20 vite.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment