Rajoni

Haradinaj akuza kundër Cakajt: Ka punuar kundër Kosovës, loboi për shkëmbimin e territoreve

Haradinaj u shpreh se Cakaj ka lobuar tek diplomatë të tjerë për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. 
Featured image of article: Haradinaj akuza kundër Cakajt: Ka punuar kundër Kosovës, loboi për shkëmbimin e territoreve Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës

KOSOVË- Ramush Haradinaj ka hedhur akzua kundër Ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, duke thënë se ka punuar kundër Shqipërisë. Haradinaj ka qenë sot i ftuar në 360gradë, në RTV Ora, pati një tjetër qëndrim për Ditmir Bushatin, duke u shprehur se ka mbështetur Kosovën në diplomaci. 

Rezistoi Ditmiri të them të drejtën, nuk i di motivet e tij meqenëse ai rezistoi në një detyrë e cila ishte pengesë pastaj ndodhën edhe lëvizjet edhe largimet pastaj të Ditmirit deri në mbërritjen e një kosovari të ri. Mund të jetë një djalë shumë i mirë”, tha Haradinaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej ai u shpreh se Cakaj ka lobuar tek diplomatë të tjerë për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. 

Por unë nuk e besoj që ai e di se çfarë do të thotë për Kosovën se sa e dëmshme është për të ose ka dëgjuar vetëm argumente të tjera.  Neve na thonë diplomatë ndërkombëtarë që ministri i Jashtëm e argumenton e lobon idenë e hapjes së kufijve të shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi. Por kam dëgjuar prej diplomatëve të tjerë pasi kështu po e argumentonte.  Cakaj është tërhequr, ndoshta ka shtatë ose tetë muaj që nuk lobon më për të. Një vit më parë kur ai mori detyrën ishte mjaft entuziast. Për fat të keq po, Ditmiri jo, pasi ai ka mbajtur një qëndrim të heshtur ndaj shefit ose zhvillimeve por nuk u bë kurrë shtytës i kësaj ideje”, shtoi ish-kryeministri i Kosovës.

Shto Koment