
TIRANË- Pas njoftimit për ngjajren në vendin e krimit kanë mbërritur dhe familjarët e viktimës të cilët kanë kërkuar që të shkojnë deri tek makina.
Ka qenë një grua e cila mendohet të jetë nëna e 26-vjeçarit, Santiago Malko që ka çarë kordonin e Policisë dhe ka thënë: Hapu se do shikoj djalin.

Familjarët janë përplasur me Policinë pasi këta të fundit nuk i kanë lejuar që të shkojnë tek viktima pasi prishin provat në vendin e ngjarjes.
Një atentat mafioz ka ndodhur sot në mbrëmje në Tiranë. Është ekzekutuar brenda makinës së tij, Santiago Malko, ish-punonjës policie. Malko është qëlluar disa herë në ecje dhe më pas me një plumb në kokë nga afër. Autorët e kanë njdekur për disa qindra metra dhe më pas i kanë prerë rrugën. Pas ngjarjes është gjetur dhe makina e autorëve e djegur në fshatin Ferraj.
(A.B. Dosja.al)