Aktualitet

“Hapni dyert dhe dilni nga shtëpitë”/ Vazhdon shembja e pallateve të dëmtuara në Durrës, NJOFTIMI: Do rrëzohet me shpërthim të telekomanduar

Një shpërthim i kontrolluar do të kryhet nesër, ndaj dhe Bashkia e Durrësit ka njoftuar  banorët e zonës përreth për masat që duhet të marrin.
Featured image of article: “Hapni dyert dhe dilni nga shtëpitë”/ Vazhdon shembja e pallateve të dëmtuara në Durrës, NJOFTIMI: Do rrëzohet me shpërthim të telekomanduar Foto ilustruese

DURRËS– Në qytetin e Durrësit vijon shembja e pallateve të dëmtuara nga tërmeti. Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit dhe forcat xheniere të ushtrisë, Ministria e Mbrojtjes Tiranë kanë planifikuar plasjen me shpërthim të kontrolluar të kafazit të ashensorit të pallatit 9 katësh në lagjen numër 5.

Një shpërthim i kontrolluar do të kryhet nesër, ndaj dhe Bashkia e Durrësit ka njoftuar  banorët e zonës përreth për masat që duhet të marrin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Lajmërohen të gjithë bizneset dhe banorët e pallateve përreth që në datën 24 Nëntor 2020, nga ora 10:00 deri në orën 17:00 të marrin masa për të lënë të hapura dyert dhe dritaret, të ulin në tokë pajisjet elektronike dhe çdo pajisje tjetër që e shikojnë të arsyeshme si dhe të largohen nga banesat dhe bizneset e tyre,“-thuhet në njoftim.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment