Aktualitet

“Hapja e sezonit të vrasjeve në verë”, Artan Hoxha tregon skemën 5-sekondëshe që i mori jetën biznesmenit Bledar Birçaj: Nuk donin të shkaktonin viktima të tjera, kanë bërë ‘vrasje perfekte

VIDEO
Teksa shpjegon gjithë skemën, Hoxha shprehet se qitësit janë kordinuar në mënyrë perfekte dhe nuk donin të dëmtonin askënd tjetër përveç biznesmenit.
Featured image of article: “Hapja e sezonit të vrasjeve në verë”, Artan Hoxha tregon skemën 5-sekondëshe që i mori jetën biznesmenit Bledar Birçaj: Nuk donin të shkaktonin viktima të tjera, kanë bërë ‘vrasje perfekte Blendi Fevziu dhe Artan Hoxha

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha e ka shpjeguar me detaje momentin e vrasjes së biznesmenit vlonjat Bledar Birçaj. Teksa shpjegon gjithë skemën, Hoxha shprehet se qitësit janë kordinuar në mënyrë perfekte dhe nuk donin të dëmtonin askënd tjetër përveç biznesmenit. Gazetari e ka cilësuar vrasjen si mafjoze dhe si hapje të ‘sezonit veror të vrasjeve’

“Është thënë gjithë ditën që është një autor, në fakt janë dy autorë, qitës që nuk gabojnë. Goditjet janë kordinuar në mënyrë përfekte. Nuk e kanë dëmtuar personin tjetër, edhe atë mund ta dëmtonin. Ata e kanë kryer qëllimin e tyre. Në momentin e parë ai tenton t’i godasë, e fut dorën të çanta për të nxjerrë pistoletën. Kur shikon ‘Benzin’ që rrotullohet, ai largohet dhe I bie automatiku. Kthehet të marrë automatikun dhe hyn në makinë dhe në atë moment ka dalë personi tjetër. Ata nëse do të donin të shkaktonin viktima, do e kishin bërë. Ata i kanë dalë pak diagonal makinës. Viktima ka ardhur para tre javësh nga Spanja. Tre tregjet kryesore të trafikut të kokainës janë Belgjika, Holanda dhe Spanja. Të dy qitësat mbajnë pozicion diagonal, që të shmangnin goditjen e pasagjerit, nuk ka qenë qëllimi i tyre vrasja e pasagjerit. Gjithë skena zhvillohet në jo më shumë se 5 sekonda. Kjo quhet si ‘hapja e sezonit’ sepse është vrasje tipike mafjoze”, u shpreh Hoxha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment