Politike

Hapja e PD-së, Mustafaj tregon bisedën me Bashën: Ftesa është për të gjithë, do ketë garë. Nuk ka dhurata për të larguarit

Mustafaj u shpreh se ka zhvilluar një bisedë me Bashën dhe ka mësuar detaje nga nisma e fundit.
Featured image of article: Hapja e PD-së, Mustafaj tregon bisedën me Bashën: Ftesa është për të gjithë, do ketë garë. Nuk ka dhurata për të larguarit Lulzim Basha dhe Besnik Mustafaj

TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm në kohë kur ka qeverisur Partia Demorkatike, Besnik Mustafaj, ka folur sot për nismën e Lulzim Bashës për hapjen e partisë. Në një intervistë në News 24, Mustafaj u shpreh se ka zhvilluar një bisedë me Bashën dhe ka mësuar detaje nga nisma e fundit. Ai shtoi se brenda PD-së do të hapet një garë për deputetë dhe nuk do u ofrohen poste të larguarve.

Ka një konfuzion sa i përket termit hapje. Unë jam anëtar dhe nuk jam larguar për shembull asnjëherë. Në asnjë rrethanë shumë persona nuk janë larguar drejt një force tjetër. Ftesa është për një aktivizim më të madh. Personalisht mua po, por unë kam qenë më pranë me PD, kontaktet nuk i kam humbur, dhe jam takuar me Bashën, edhe kur kam qenë në kritikat e mia më të forta. Në rastin tim është si mund t’ia bëjmë që të afrojmë të tjerë. Hapja është për ata që kanë shkuar në parti të tjera, dhe kanë krijuar parti të tjera.

 E ngjashme me atë të 2004. Në këtë kuptim kuptoj se ka një vullnet real për të bashkuar energjitë opozitare. Flitet dhe për KOP-i 2. Krijimi i një strukture 2 Ad- Hoc. PD në platformën e saj duhet të nënkuptojë çdo të thotë hapje. Nuk them dot që është proces Ii vonshëm apo jo. Besoj që deri në shtator të kristalizohet. Shoh një shqetësim, se këta njerëz të kthehen në PD për t’u futur në parlament dhe për të zënë pozicione. Në bisedën me Bashën, nuk e kam vënë këtë lloj prirje. Basha ka prirjen për të hapur garën, por jo për dhurata apo për t’iu dhënë poste”, u shpreh ish-ministri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pak ditë më parë kryesia e PD miratoi mënyrën e përzgjedhjes së kandidateve për deputetë, ku rolin kryesor e ka anëtarësia. Ndërkohë për herë të parë do të ngrihet një komision për vlerësimin e kandidaturave dhe faza e përzgjedhjes së kandidatëve do të ndahet në 4 hapa. Fillimisht do të bëhet identifikimi dhe propozimi i kandidatëve, një anëtar do të ketë të drejtën e një propozimi, më pas do të bëhet verifikimi dhe seleksionomi nga KVK, (Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve), më pas lista do t’i kalojë sërish anëtarësisë me parimin, 1 anëtar, 1 votë dhe hapi final do të jetë zyrtarizimi i listës dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment