Politike

Hapja e negociatave/ Mogherini rendit 3 arritjet kryesore: Vlerësime pozitive për reformën në drejtësi

TIRANË- Shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Frederica Mogherini në një konferencë për shtyp, bashkë me kryeministrin Edi Rama, ka folur lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Duke iu referuar  rezultateve, Mogherini tha se Shqipëria ka bërë hapa pozitivë me zbatimin e reformës në drejtësi.Më tej ajo renditi 3 zhvillimet kryesore që janë bërë në kuadër të zbatimit të reformës.

Një vit më parë unë u përgëzova juve për një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave. Unë besioj se Ky mersazh inakuarijimi u plotesua prej jush. Ju keni arritur rezultate në zbatimin e reformave.

“Keni treguar rezultate konkrete për reformat. Ju përgëzoj për punën që keni bërë. Besoj që ju po kaloni një proces transformimi të Reformës në Drejtësi.

1- Është arritur me reformën, ju keni arritur të keni një reformë që do ishte shembull edhe për disa nga shtetet anëtare të BE. Vettingu ka sjellë rezultate të prekshme. Ne e shohim sa krenarë janë shqiptarët për vettingun. 80% e qytetarëve shqiptarë e mbështesin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

2- Ulja drastike e kultivimit të kanabisit. Po sjell rezultate mbreslënëse.

3- Janë ndërmarrë shumë operacione për shpërbërjen e grupeve kriminale.

Ne duhet të jemi mbështetës ndaj Shqipërisë për të objektivin e saj drejtë BE-së. Është përgjegjësia jonë që ne të njohim punën tuaj dhe të japim vlerësime pozitive. Besoj se çelja e negociatave në qershor është i arritshëm, por nuk duhet ta marrim lehtë. Ti përdorim javët në vijim për të punuar që shtete anëtare të BE-së të njohin punën e tyre. Vazhdoni jepni kontributin tuaj duke komunikuar me miqtë tuaj europianë që të kenë më shumë besim te Shqipëria dhe e ardhmja jonë europiane”, u shpreh Mogherini.

A.S/ Dosja.al

WordPress › Error

There has been a critical error on your website.

Learn more about debugging in WordPress.