Politike

Hapja e negociatave me BE-në, Fuga: Kur u dha OK? Këta lënë edhe priftin me barrë

Me nota ironie, filozofi Artan fuga shkruan se për shkak të politikave të mbrapshta shqiptarët nuk i përkrahin asgjëkundi, kursë këta duan që të ‘martohen edhe me gocën e priftit’.
Featured image of article: Hapja e negociatave me BE-në, Fuga: Kur u dha OK? Këta lënë edhe priftin me barrë Akademiku Artan Fuga

TIRANË– Akademiku Artan Fuga ka reaguar në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. nëpërmjet një statusi në Facebook, Fuga shkruan me nota ironie se ‘këta lënë edhe priftin me barrë’.

Filozofi thekson më tej se të gjithë ata që thonë që do të happen negociatat me BE-në janë të vetmit persona që duhet të fajësohen për faktin se Shqipëria është e përjashtuar jo nga BE, por edhe nga kultura dhe civilizimi i sotëm europian.

Nuk kemi parlament legjitim, nuk kemi gjykata, nuk bëjmë dot zgjedhje, por ama kushtet për të hapur negociatat i kemi plotësuar!”, shkruan ndër të tjera Fuga.

Statusi i plotë i Artan Fugës

Tragjikomedia e propagandës për integrim europian!

Cfarë mjerimi të mashtrosh duke thënë se Shqipëria paska marrë ok. për të hapur negociatat!

Dhe përse? Sepse ndonjë teknicien i parruar nga ata që janë në ikje e sipër për politesë thonë ndonjë fjalë të mirë në varrim !

Për shkak të politikave të mbrapshta ne ekonomi, arsim, media, kulturë, shkencë, drejtësi, kudo, ne nuk na qasin në fshat, këta duan të martohen edhe me gocën e priftit!

Këta bëjnë edhe priftin me barrë! Lëre pastaj se çfarë i bëjnë gocës të priftit!

Eh jo jo!

Këta që thonë se do të hapen negociatat janë të vetmit fajtorë që Shqipëria sot është e përjashtuar jo nga BE, por edhe nga kultura dhe civilizimi i sotëm europian.

Janë edhe komikë të mëdhenj në paradokset idiote që paraqesin nëpër panele televizive!

Shihini!

Nuk kemi parlament legjitim, nuk kemi gjykata, nuk bëjmë dot zgjedhje, por ama kushtet për të hapur negociatat i kemi plotësuar!

Kërkojmë negociatorë të huaj si në kohën e Princ Vidit, të vitit 1997, këta thonë kemi bërë detyrat e shtëpisë!

Me lotë, me lotë!

Shqiptarët marrin arratinë nga vendi i tyre me numrin më të madh të kërkesave për azil në Europë, ja pra, a nuk po shkojmë në Bashkimin Europian???

Me lotë, me lotë!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tellalli i hap negociatat, kurse shtetet europiane deklarojnë se as nuk duan të na shohin në horizontet e tyre! E cfarë rëndësie ka vendimii vërtetë, rëndësi ka propaganda!

Me lotë, me lotë

Kemi bërë progres për në Bashkimin Europian, bërtasin, ndërkohë raportet për ekonominë, korrupsionin, të drejtat e njeriut, arsimin, shkencën, kulturën, mediat, nxijnë nxijnë sa të vjen turp!

Bëjnë sikur mërziten që Europa na tregon vendin, por shkakun e gjejmë te populizmat dhe nacionalizmat europiane! A thua se këto nacionalizma nuk krijohen pikërisht se ka vende si ne me politika vagabonde që Europa ruhet t’i ketë në gjirin e saj pa ardhur në rrugën e Zotit!

Këta janë argumenti pikërisht edhe për ngjalljen e nacionalizmave dhe populizmave në BE!

Me lotë, me lotë!

Thonë se duan integrimin europian, pikërisht atë nuk duan sepse kanë krijuar ekonomi monopolistike dhe tregun shqiptar e duan për vete dhe miqtë e tyre!

Këta krenohen edhe kur BE europina dërgon policët e vet për të ruajtur kufijtë tanë! E quajnë integrimin europian!

Me lotë, me lotë, tani do të na dërgojnë edhe berberë, shofera taksie, roje institucionesh sepse për asgjë nuk kanë besim te ne!

Na kanë nxjerrë bojën!

Te gjitha pîkat turistike monumentale kulturore jashtë standartit, këta krenohen se ka turistë, a thua se edhe diellin dhe ujin e bekuar të detit janë këta që na e kanë dhuruar!

Kam parë nëpër dyqane qe një palë atlete importi kushtojnë 230 euro në Tiranë, Durrës, Korçë a gjetiu!

Sa të blesh 7 ose 8 palë këpucë lëkure në cdo vend europiano perëndimor!

Me lotë me lotë!

Me lotë me lotë, por sa për të qeshur edhe për të qarë!

Reagimi i Akdemikut erdhi një ditë pasi Komisioni Europian shpalosi progres-raportin për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Njësoj si vitin e shkuar edhe këtë vit, rekomandimi i KE për Këshillin e Europës ishte pozitiv. Eurodeputetët dhe raportuesit për Shqipërinë në PE apeluan për më shumë vëmendje në vendet e Ballkanit Perëndimor. Eduart Kukan bëri thirrje që BE të ndërhyjë për krizën politike në Shqipëri.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Hapja e negociatave me BE-në, Fuga: Kur u dha OK? Këta lënë edhe priftin me barrë

  1. Gam gam mund te beje kushdo o profesor,por rrugezgjidhje pa inate personale e qejfmbetje a ke.Ske dhe ske per te pasur kurre pasi je inkuadruar ne fushen e lehesve.Ste ben kete radhe kryetar te akademise,prit dhe nje 4-5 vjet sa te ike cuni gjeneralit se i mbushi ditete e perendise

Shto Koment