Politike

Hapja e negociatave/ Balla nga Vjena: Frymë pozitive pro bisedimeve me BE

Pas takimeve në Vjenë me presidentët e parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së, Balla shprehet optimist për një përgjigje pozitive në qershor. Sipas tij, ky ishte mesazhi në ditën e parë të Samitit të Presidentëve të Parlamenteve Europiane.
Featured image of article: Hapja e negociatave/ Balla nga Vjena: Frymë pozitive pro bisedimeve me BE Konferenca e kryeparlamentarëve të BE në Vjenë

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se tek Parlamentet e vendeve anëtare të BE mbizotëron fryma pozitive në mbështetje të zgjerimit dhe fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Përmes një postimi në Twiter Balla deklaron se ky ishte mesazhi gjatë ditës së parë të Samitit të Presidentëve të Parlamenteve Europiane që po mbahet në Vjenë të Austrisë.

Gjithashtu Balla thekson se gjatë ditës së nesërme miratohet deklarata e konferencës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Postimi i plotë i Ballës në Twiter:

Mbizotëron fryma pozitive në mbështetje të zgjerimit dhe fillimit të bisedimeve për anëtarësim mes 🇪🇺 dhe 🇦🇱+🇲🇰. Ky ishte mesazhi gjatë ditës së parë të Samitit të Presidentëve të Parlamenteve Europiane. Nesër miratohet deklarata e Konferencës @OeParl #EUSpeakersConference Parlamentet kanë një rol të rëndësishëm në shqyrtimin e rekomandimit të Komisionit Europian për fillimin e negociatave. Në disa vende anëtare si Gjermania apo Holanda konsultimi i qeverisë me parlamentin është i detyrueshëm, përpara sesa të shprehen në Këshillin Europian.

(a.m./dosja.al)

Shto Koment