Bota

Hapja e lokaleve pas 3 muajsh, britanikët nuk e përmbajnë dot lumturinë, Twitter “shpërthen” nga memet: Është dita jonë e pavarësisë

FOTO
Lokalet në Britaninë e Madhe do të rihapen më 4 korrik pas 3 muajsh pezullim si pasojë e COVID-19. Lajmi ka gëzuar jashtë mase britanikët, të cilët kanë mbushur Twitterin me meme.
Featured image of article: Hapja e lokaleve pas 3 muajsh, britanikët nuk e përmbajnë dot lumturinë, Twitter “shpërthen” nga memet: Është dita jonë e pavarësisë Lokal në Britani

BRITANI E MADHE-Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi se më 4 korrik në të gjithë vendin do të rihapen lokalet. Lajmi ka gëzuar britanikët, të cilët pas 3 muajsh do t’i kthehen një prej aktiviteteve të tyre të prefruar. Ata kanë mbushur Twitterin me meme, ndërsa disa prej tyre e kanë cilësuar 4 korrikun si “Ditën e pavarësisë së Britanisë së Madhe”.

Pavarësisht hapjes së lokaleve, Johnson njoftoi se klubet e natës do të jenë sërish të mbyllura. Pronarët e lokaleve kanë njoftuar klientët, se duhet të pronotojnë një tavolinë më parë, nëse duan të pijnë diçka, si pasojë e rregullave të vendosura nga autoritetet për përhapjen e COVID-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Stafet e lokaleve kanë nisur punën për të ndihmuar njerëzit me prenotimet, përpara hapjes së madhe. Gjithashtu politikanët do të nisin një fushatë, për të kthyer njerëzit në lokale, sigurisht duke respektuar distancën sociale.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment