LIVE UPDATES
Politike

Hapja e listave, Bylykbashi dhe Vasili: Maxhoranca kërkon vetëm ndalimin e koalicioneve, presim të reflektojnë

24 Korrik 2020, 18:32 Nga DOSJA
Hapja e listave, Bylykbashi dhe Vasili: Maxhoranca kërkon vetëm

TIRANË- Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë folur pas mbledhjes së Këshillit Politik. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi u shpreh se nisma e opozitës është shumë e qartë që kërkon lista të hapura dhe të mos preken koalicionet dhe mënyra e shpërndarjes së mandateve.

Më tej Bylykbashi tha se  maxhoranca duhet të reflektojë dhe të pranojë hapjen e 100% të listave, pasi kjo çështje i takon vetëm Këshillit Politik.

Sot, opozita e bashkuar bëri prezent në Këshillin Politik, ashtu siç ne kishim kërkuar dhe premtuar, qendrimin e saj të qartë në lidhje me një çështje themelore për reformën zgjedhore dhe për zgjedhjet, debatin në lidhje me ndryshimet për sistemin zgjedhor. Qendrimi i saj është shumë i qartë: nëse do të shkohet drejt hapjes së listave, listat duhet të hapen 100%, jo pjesërisht, me kusht që formula aktuale kushtetuese dhe ligjore e koalicioneve dhe formula për ndarjen e mandateve brenda koalicionit, të mos ndryshojë. Ajo që është fare e qartë për shqiptarët dhe për partnerët ndërkombëtarë është që Edi Rama, dashurinë e tij të fundit për listat e hapura e ka vetëm një alibi për të hequr koalicionet zgjedhore, për t’u bërë të pamundur shqiptarëve që, ndërkohë që u hapet lista dhe votojnë në mënyrë të veçantë kandidatët, e mbyll listën e partive, që zgjedhësit shqiptarë të mos e japin votën individuale për parti të veçanta. Pra, është një farsë, është një justifikim për Edi Ramën hapja e listave në funksion të këtij qëllimi, që të ndryshojë rregullat e garës së kundërshtarëve të tij politikë. Ne e bëmë shumë të qartë këtë qendrim.

Kërkuam pozicionimin politik të përfaqësuesve të maxhorancës që të shprehen, nëse është dakord me hapjen 100% të listave me kushtin që të mos ndryshojë formula e koalicionit dhe formula e shpërrndarjes së mandateve. Përfaqësuesi i maxhorancës, përgjatë gjithë mbedhjes së Keshillit Politik, refuzoi në mënyrë të vazhdueshme që ta bënte këtë, edhe pse i dhamë modelet se ku ekziston në Europë modeli i koalicionit që Shqipëria e ka tashmë prej 17 vitesh, është një traditë e konsoloduar kushtetuese dhe ligjore. Këto vende janë Belgjika, Hollanda, Danimarka, Letonia, janë një seri shtetesh, po të vazhdojmë, Italia, ky model është marrë fillimisht nga Italia, edhe në Greqi është aplikuar. Këto janë modele të vendeve nga është marrë dhe e përdorim ne prej 17 vitesh.

Nëse maxhorancës nuk i duket model diçka që ka funksionuar pa asnjë problem për 17 vite dhe ia ka bërë të qartë shqiptarëve forcën e çdo partie të veçantë, atë që ne po përpiqemi me lista të hapura të bëjmë të qartë – fuqinë zgjedhore që ka çdo kandidat, i cili merr mandat për të shkuar në parlament, – është e qartë se e gjithë kjo përpjeke e Edi Ramës është për të vrarë mundësinë e partive politike për të garuar ashtu si ato vendosin, me të drejtën e tyre kushtetuese për t’u bashkuar e për të garuar në liri të plotë. Ne presim nga maxhoranca të reflektojë. Kjo është një çështje, ashtu siç thanë edhe partnerët ndërkombëtarë, është çështje e Këshillit Politik, duhet trajtuar në Këshillin Politik, me konsensus, gjithëpërfshirje dhe transparencë dhe sa kohë kjo nuk cënon marrëveshjen e 5 qershorit. Gatishmëria jonë është e plotë, ne erdhëm me propozim, kështu që çdo lloj përpjekje e maxhorancës e në veçanti e Edi Ramës, për të turbulluar, është e kotë në sytë e shqiptarëve“, tha Bylykbashi. 

Më tej ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili, tha se PS nuk e ka hallin tek hapja e lsitave dhe kërkojnë vetëm të ndalojnë koalicionet. “PS sot qartësoi sot në Këshillin Politik, se çështja e listave e të hapura dhe se këtë gjë e kërkon populli nuk ishte asgjë, përveç se donin që të ndalonin koalicionet. Ne jemi dakord që të hapim listat. Për tu dhënë një detaj më shumë, se Gjiknuri na kërkoi ne që të gjenin 28 firma deputetësh për  ta dërguar nismën në Kuvend”, tha Vasili.

Këshilli Politik është mbledhur sot për të diskutuar ndryshimet kushtetuese, por s’është arritur një marrëveshje. Gjiknuri kërkoi nga opozita të kishte propozimet konkrete, por kur dokumenti i shkoi mbi tavolinë ai është shprehur kundër. Opozita e bashkuar propozon që të hapen 100% listat dhe të mos preken koalicionet dhe shpërndarja e mandateve. Hajdari nga ana tjetër ka bërë me dije se është dakord me propozimin e opozitës jashtëparlamentare.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike oerd bykykbashi opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave petrit vasili takimi ne kp per listat e hapura oerd bykykbashi opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave petrit vasili takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni