Aktualitet

Hapet COVID-2/ Manastirliu: Spitali “Shefqet Ndroqi” realizoi kirurgjinë e parë tek një paciente e prekur nga virusi

VIDEO
Që nga dita e sotme, spitali “Shefqet Ndroqi” është spitali i dytë COVID në vend. Lajmi është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Featured image of article: Hapet COVID-2/ Manastirliu: Spitali “Shefqet Ndroqi” realizoi kirurgjinë e parë tek një paciente e prekur nga virusi Ogerta Manastirliu

Tiranë- Hapet spitali i dytë COVID. Që nga dita e sotme  spitali “Shefqet Ndroqi” është spitali i dytë COVID në vend, në të cilin është realizuar edhe një ndërhyrje kirurgjikale tek një paciente e infektuar. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

“Kemi hapur edhe spitalin Covid 2, spitalin “Shefqet Ndroqi” i cili ka pritur pacientin e parë. Një rast suksesi i ekipit të kirurgjisë së këtij spitali, me mjekët kirurgë, anestezistë, infermierët dhe i gjithë stafi që kanë kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale tek një e re e prekur nga COVID-19”, bëri të ditur Manastirliu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Manastirliu u shpreh se pacientët e spitalit “Shefqet Ndroqi” janë transferuar në Elbasan, duke shtuar se në spitalin COVID 2, janë organizuar ekipet mjekësore që do të shërbejnë në këtë spital, ndërsa në spitalin Infektiv po vijon trajtimi i pacientëve me covid-19.
Ministrja e Shëndetëisë tha se kjo situatë do të kalohet duke respektuar të gjithë Paktin e Madh për Shëndetin. “Ne do të vazhdojmë t’ju shërbejmë me përkushtimin dhe sakrificën e mjekëve, infermierëve, epidemiologëve tanë të mrekullueshëm. Ne do të vazhdojmë t’ju mbajmë të informuar me korrektësi dhe transparencë maksimale çdo ditë, çdo orë, për çdo zhvillim. Ndërsa JU, ju do të vazhdoni të zbatoni rigorozisht masat e higjenës dhe të distancimit social, si i vetmi mjet për të ndërmuar njëri-tjetrin në kët betejë të përbashkë”, tha Manastirliu.
Ndërkohë, në Shqipëri janë 212 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 10. 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Mirdita i është bashkuar listës së fundmi, me 1 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 121 të infektuar. 4 pacientë tek Infektivi ndodhen në intubim. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

J.V/Dosja.al

Shto Koment