Politike

Hapet pavioni i tretë i spitalit COVID3, zv/drejtoresha e QSUT sqaron nga ERTV: Kemi shtretër, alarmi që janë pakësuar kapacitetet është i pavërtetë

VIDEO
Ajo gjithashtu iu bëri thirrje qytertarëve që të ruajnë distancën sociale dhe të respektojnë rregullat anti-covid.
Featured image of article: Hapet pavioni i tretë i spitalit COVID3, zv/drejtoresha e QSUT sqaron nga ERTV: Kemi shtretër, alarmi që janë pakësuar kapacitetet është i pavërtetë Arjana Strakosha, zv/drejtoresha e QSUT

TIRANË- Qeveria shqiptare ka përgënjeshtruar indirekt mjekun Dritan Koçiaj, i cili denoncoi se kapacitetet e spitalit COVID3 “Shefqet Ndroqi” janë plotësuar. Në një deklaratë nga televizioni i kryeministrit Edi Rama, ERTV, Arjana Strakosha, zv/drejtoreshë e QSUT, deklaroi se COVID3 ka ende hapësirë të lirë. Ajo gjithashtu iu bëri thirrje qytertarëve që të ruajnë distancën sociale dhe të respektojnë rregullat anti-covid.


DEKLARATA E PLOTË E ARJANA STRAKOSHIT: 

Jemi në spitalin Covid3, në pavionin e tretë apo në sektorin e tretë më mirë, sepse ky spital është i konceptuar në tre pavione të mëdha. Sikurse e shihni kemi kapacitete shtretërish të lirë për t’u shërbyer qytetarëve. Në gjendje të gatshme për të mirëpritur të gjitha llojet e stadeve të sëmundjeve me investimet përkatëse. Alarmi që janë pakësuar kapacitetet spitalore, për momentin apo deri në skenarët aktualë nuk është i vërtete. Sikurse e shikoni edhe vetë janë gati shtretërit në pritje të të sëmurëve.

Ndërkohë sikurse të gjithë e dimë, në skenarët e parashikuar është në gjendje për të pritur të sëmurët dhe Covid4 nga spitali tjetër, natyrisht pasi të mbushen gjithë kapacitetet e Covid1, Covid2 dhe Covid3 Nga ana tjetër për të eliminuar pikërisht këtë dyndje të sëmurëve drejt spitaleve u bëj edhe njëherë thirrje qytetarëve të zbatojnë me rigorozitet rregullat. Nuk është sëmundje e lehtë. Nuk është shaka.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Duhet ruajtur distancimi, duhet të evitohen festat, duhet të evitohen baret, duhet të evitohen ditëlindjet, pra shumë gjëra që tashmë i dimë. Në këtë mënyrë, ne të gjithë luftojmë sëmundjen, edhe e përballojmë Akoma më lehtë, pikërisht edhe fluksin e pacientëve të cilët kanë nevojë për hospitalizim.

Dosja.al solli mëngjesin e sotëm denoncimin e rëndë të mjekut të spitalit “Shefqet Ndroqi”, Dritan Koçiaj, i cili deklaronte se e kishte kaluar natën duke iu dhënë pacientëve me COVID19, oksigjen nëpër ambulanca, pasi nuk kishte vende të lira në spital.  Nga ana tjetër prej disa javësh opozita bën thirrje për hapjen e spitaleve rajonale që të shërbejnë si spitale COVID, por qeveria deklaron se situata është nën kontroll dhe se fluksi është i përballueshëm, duke argumentuar se ambulanca është njësoj me spitalin. 

(F.g/dosja.al)

Shto Koment