Aktualitet

Hapet në tetor programi bachelor për Akademinë e FA, Xhaçka: Është zgjedhur nga 675 maturantë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka njoftuar, se 675 maturantë, kanë zgjedhur të vijojnë studimet në Akademinë e FA.
Featured image of article: Hapet në tetor programi bachelor për Akademinë e FA, Xhaçka: Është zgjedhur nga 675 maturantë Olta Xhaçka

TIRANË -Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka njoftuar se 675 maturantë kanë zgjedhur të vijojnë studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura. Në një postim në Facebook, ajo ka njoftuar gjithashtu, se aplikimet vijojnë të jenë të hapura deri më 10 gusht, për maturantët e viteve të shkuara, të cilët kanë kohë deri nesër për të plotësuar formularin pranë gjimnazit ku janë diplomuar.

Xhacka ka bërë me dije, se studentët e Bachelorit të Akademisë së FA, do të përfitojnë:

Pagesë mujore ndihmëse për çdo student për të gjithë periudhën e studimit

Akomodim dhe ushqim falas për 3 vitet e studimit në Akademi

Tarifë studimi 0 lekë në vit

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Punësim të sigurt pas përfundimit të studimeve

Akademia e FA

Postimi i plotë

675 maturantë, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm këtë vit, kanë zgjedhur të studiojnë pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, që në tetor hap për herë të parë programin bachelor! 👏👏👏 Por aplikimi vazhdon të jetë i hapur për maturantët e viteve të shkuara. Më 10 gusht përfundon afati për këtë kategori aplikantësh, të cilët deri nesër duhet të plotësojnë formularin pranë gjimnazit ku janë diplomuar, duke zgjedhur Akademinë e Forcave të Armatosura si një ndër preferencat e tyre.
Akademia e Forcave të Armatosura është një mundësi e jashtëzakonshme.
🟢Pagesë mujore ndihmëse për çdo student për të gjithë periudhën e studimit
🟢Akomodim dhe ushqim falas për 3 vitet e studimit në Akademi
🟢Tarifë studimi 0 lekë në vit
🟢Punësim i sigurt pas përfundimit të studimeve
Duke zgjedhur studimet në Shkencat Ushtarake, keni zgjedhur një karrierë sa të pasur, aq edhe të sigurtë! Bëhuni elita e së ardhmes në Forcat e Armatosura!🇦🇱

Pak ditë më parë, ministrja Xhaçka njoftoi hapjen për herë të parë të programit Bachelor për Akademinë e Forcave të Armatosur. Ajo bëri me dije gjithashtu se për këtë program studimi, janë në dispozicion 60 kuota.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment