Aktualitet

Lejohet kalimi për këmbësorët që duan të vijnë në Shqipëri nga Kapshtica

Prej ditës së sotme dhe në vazhdim, nga ora 06:00 deri në orën 22:00, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet kësaj Pike Kalimi, vetëm këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, kamiona mallrash.
Featured image of article: Lejohet kalimi për këmbësorët që duan të vijnë në Shqipëri nga Kapshtica Foto ilustruese

TIRANË- Pala greke ka bërë të ditur se do të lejojë kalimin e këmbësorëve që vijnë në Shqipëri nga Kapshtica.

Më tej thuhet se nuk do kalojnë autobusët, taksitë, apo çdo mjet tjetër për pasagjerët. Ky rregull do të vihet në zbatim nga dita e sotme në orën 06:00 deri në 22:00.

Njoftimi:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Informohemi nga Autoritetet e Policisë Greke, se në vijim të masave të marra mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, prej ditës së sotme dhe në vazhdim, nga ora 06:00 deri në orën 22:00, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet kësaj Pike Kalimi, vetëm këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, kamiona mallrash. Ndërsa autobusat, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë. Rikujtojmë qytetarët se hyrja për në shtetin grek, vijon të jetë e mbyllur. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment