LIVE UPDATES
Aktualitet

Hapet gara për dy vendet vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

21 Janar 2022, 06:13 Nga DOSJA
Hapet gara për dy vendet vakante në Këshillin

TIRANË – Mandati i dy prej anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë ka përfunduar që prej muajit dhjetor 2021. Bëhet fjalë për mandatet e anëtarëve Natasha Ahmetaj dhe Tonin Kola, të zgjedhur në dhjetor 2014, si propozime të vetë Kuvendit të Shqipërisë.

Duke qenë se mandatet e përfunduara duhet të përtërihen me kandidatë të propozuar nga vetë Kuvendi, gjatë muajit dhjetor ky institucion shpalli vendet vakante dhe nisi procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve.

Pranë Kuvendit të Shqipërisë u paraqitën 16 aplikime për dy vendet vakante, nga kandidatët Natasha Ahmetaj, Anastas Angjeli, Senida Mesi, Marta Muço, Edvin Libohova, Indrit Banka, Elvin Meka, Mateo Spaho, Durim Kraja, Diana Dervishi, Altin Hoti, Rezarta Bitri, Emis Çerava, Manuela Tandini, Artur Mamadhaj, Blendi Sena dhe Onorina Jata. Sipas ligjit, kandidatët që marrin mbështetjen e 28 deputetëve i propozohen Kuvendit për t’u votuar në seancë plenare. Deri tani, asnjë nga kandidatët nuk është zyrtarizuar si propozim për Kuvendin. Megjithatë, burime nga gara bëjnë të ditur se kandidatët e përzgjedhur nga mazhoranca për t’u mbështetur në këtë garë janë Natasha Ahmetaj dhe Anastas Angjeli.

Natasha Ahmetaj ka mbajtur në shtatë vitet e fundit edhe detyrën e zëvendësguvernatorit të dytë të Bankës së Shqipërisë, duke qenë një nga tre anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës me funksione ekzekutive dhe e punësuar me kohë të plotë në bankën qendrore. Rikandidimi i saj nënkupton se Banka e Shqipërisë dhe mazhoranca në Kuvend e mbështesin për të vijuar detyrën e zëvendësguvernatores së dytë dhe anëtares së Këshillit Mbikëqyrës. Para se të zgjidhej në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në 2014, znj.Ahmetaj ka mbajtur pozicione të larta drejtuese në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT), ndërsa më herët ka ndjekur karrierën akademike si pedagoge në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë.

Kandidati i dytë që pritet të mbështetet nga mazhoranca është Anastas Angjeli. Përveç eksperiencës akademike, Angjeli ka një përvojë prej më shumë se dy dekadash në politikë, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në disa legjislatura, si ish-ministër i Financave, ish-ministër i Ekonomisë, dhe ish-ministër i Çështjeve Sociale.

Ligji “Për Bankën e Shqipërisë” nuk iu lejon anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të qëndrojnë në detyrë deri në zgjedhjen e zëvendësuesve, ndaj përfundimi i mandatit të një anëtari krijon boshllëk në këtë organ. Në fillim të muajit shkurt, do të përfundojë edhe mandati i anëtarit Gent Sejko, që mban njëkohësisht edhe detyrën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Për momentin, vakancat nuk pengojnë vendimmarrjen e Këshillit Mbikëqyrës, sepse ligjërisht ky organ mund të marrë vendime me praninë e shumicës së thjeshtë të numrit të anëtarëve. Megjithatë, një moment bllokimi u krijua në vitin 2018, kur përfundoi mandati ligjor i gjashtë prej anëtarëve, ndërsa procedurat për zëvendësimin e tyre u zhvilluan me vonesë. Kjo krijoi një situatë të paprecedentë, duke bllokuar vendimmarrjen e Këshillit Mbikëqyrës për një periudhe afërsisht dymujore. (monitor)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet banka e shqipërisë këshilli mbikëqyrës i bsh banka e shqipërisë këshilli mbikëqyrës i bsh

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni