LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Hape derën, shiko si më kanë bërë”- Petrit Kumi nxjerr foton e Edi Ramës në ’97: Më erdhi në shtëpi i gjakosur

11 Tetor 2019, 10:52 Nga DOSJA

Fotografi ka lënë gjurmë të çmuara historike, nga periudha e pasluftës së Dytë Botërore e deri në ndërrimin e sistemeve, por imazhet e tij s’reshtin së foluri as në demokraci. Janë të paktë ata që e dinë se një nga momentet më pikante, që trazoi shtypin e politikën në fund të janarit të ’97-ës, është përjetësuar përmes objektivit të tij. Bëhet fjalë për rrahjen e bujshme të Edi Ramës, sot Kryeministër. Është diskutuar gjatë për të gjetur fajtorët, dikush akuzoi Berishën, të tjerë SHIKun, e mandej ish-kreu i PD-së, hodhi në valle një përplasje pasioni, por si ndodhi që vetë Rama i rrahur, si mos më keq, me grushte e mjete të rënda hekuri, pozoi përballë aparatit?

Ngjarja ka ndodhur në terrin e natës, Kumi kujton ende sot, 22 vite më pas trokitjet e forta në derë që “i trazuan” gjumin dhe përballjen me pamjen makabre të Ramës mbuluar në gjak, që i kërkonte ta fotografonte. Në rrëfimin e Petrit Kumit, Rama 33-vjeçar nuk shfaqet i frikësuar. Mandej në ikje, “rebeli” i gjakosur e ende i pamjekuar kujdeset të marrë me vete edhe negativët. Jo të gjithë, mesa duket, pasi siç Kumi tregon, arriti të ruajë një prej tyre. I befasuar, ndoshta edhe i tronditur nga gjithçka ndodhi, mjeshtri ndjek me sy largimin e Ramës.

Në makinë e priste një tjetër artist që errësira nuk e lejonte ta diktonte, emrin e të cilit Kumi do ta zbulonte më vonë. Kumi, teksa tregon historinë e fotos, prej së cilës, edhe në rrëfimet e Ramës ka kërkuar të mos përmendet si autor, zbulon se kjo nuk ishte hera e parë që fotografonte Ramën. Pas Kadaresë, ai do të shkonte në Francë për të fotografuar atë që do të ishte Kryeministri i ardhshëm.

Një tjetër foto që e lidh me të, është ajo me të atin, skulptorin e ndjerë Kristaq Ramën. Imazhi është jetësuar në Liqenin Artificial, në vitet ’90 dhe mjeshtri e ka quajtur “Bisedë mes brezash”. Ndoshta është edhe miqësia me të atin, që e bën Kumin të flasë me një lloj simpati për të, duke u shprehur me humor që “edhe atëherë sillej njësoj si sot”.

Zoti Kumi, pas hapjes së kufijve, ju nisët të gjurmonit jashtë ngjarje e personazhe që lidheshin me vendin tonë. Përpos Kadaresë, kë tjetër fotografuat përtej Shqipërisë?

Fillimisht shkova në Francë për të parë vendin dhe personazhi i parë që doja të fotografoja ishte Ismail Kadare. Çka e realizova. Mandej siç i thonë shprehjes “kush kërkon gjen”, e kështu herës tjetër u ndala te Rama. E gjeta me mikun e tij, pedagog të Arteve, Vladimir Myrtezainë.

Shumica e fotove tuaja, veçanërisht ato që rrëfejnë figurat politike arrijnë të bëjnë bujë e t’i rezistojnë kohës. A ka ndonjë të tillë edhe me Kryeministrin?

 

rama-me-babane

Ndoshta po. Kjo lidhet me një ngjarje të largët, atë të rrahjes së Ramës në ’97-ën. Flitet për foto, për të cilat i kam kërkuar vetë Ramës që mos të ma vendos emrin. Kujtoj se kish kaluar mesnata, kur dera trokiti fort. Ishte i gjithi i mbuluar në gjak dhe e hapi derën gati me zor. “Çfarë të ka ndodhur kështu?”, i thashë. Ai kërkonte foto si dokumentim të pamjes, asaj që kishte ndodhë.

Çfarë ndodhi më tej, ishte frikësuar nga ajo çfarë kishte ndodhur?

Jo, jo! Ai trokiti ashtu gati me forcë. “Ma hap derën”, thirri, si të qe shtëpia e vetë.

Kështu, fotot u bënë?

Fotot i realizova. Pra siç thashë, flitej për foto-dokument. Që ai të mund të thoshte: “Shiko si më kanë bërë”.

Ç’ndodhi më pas, qëndroi gjatë?

Nga dritarja, unë vura re se dikush po e priste në makinë. E pyeta se kush ishte në makinë. “S’ka ç’të duhet ty, një shoku im është”, m’u përgjigj. Më vonë mora vesh se kishte qenë artisti Vladimir Myrtezai. Ndenji thuajse dy orë, mandej rreth orës tre u largua. Në fund mori filmat. “Një e kam unë”, i thashë në ikje.

Me Ramën do të takoheshit dhe në 2013-ën, gjatë Panairit të Librit, ndërsa ju botonit albumin “Jeta përmes objektivit”, në faqen 172 të së cilit gjendet imazhi i Ramës me të atin?

Është e vërtetë, m’u drejtua me humor dhe më tha: “Po ti ç’bën këtu?” Kur u bë kryetar bashkie unë i pata thënë: “Shiko, mos më kërko më si ato foto”! (qesh) Pra, njohja me të niste prej kohës ku luante basketboll, të atin e kam pasur mik.

Filmimet gjatë ’90-ës me Ramizin, Kumi: Sigurimi m’i sekuestroi

Pavarësisht arritjeve dhe fotografisë së tij, e cila kapërceu kufijtë e bëri të “dorëzoheshin” edhe diktatorin e bashkëshorten e tij, në vitet e fundit të diktaturës, Kumi nuk do të mund t’i shpëtonte izolimit. Sot, në moshën 89-vjeçare, thotë se ajo ngjarje erdhi nga xhelozia e kolegëve. “Kishin deklaruar se gjatë kohës që isha drejtor i fotografisë në ATSH, kisha bashkëpunuar me Tanjug-un dhe “France Press”, diçka që as nuk mund të mendohej, mirëpo u bë shkas që të më hiqnin nga zyra. Bënë mirë që nuk më futën në burg se do ta konsideroja veten si të persekutuar dhe kjo s’është e vërtetë (qesh)”, thotë fotografi. Në vitet e fundit të komunizmit, fotografi do të filmonte të parët e Partisë, në një situatë reale, por jo shumë të favorshme për ta.

Fjalimet false të Ramizit, mandej të tjerët, të gjithë të moshuar, me shkop, gati të përgjumur. Unë filmoja mbledhjet, por dikush më kishte sinjalizuar. Sigurimi m’i mori aparatet. Më bënin lloj-lloj akuzash, sikur kisha filmuar rreth e rrotull Parlamentit, kur kishin në dorë aparate e kamera e mund t’i kontrollonin që nuk kjo nuk ishte e vërtetë”, tregon fotografi. Sinjalizime, letra kundër tij do të mbërrinin edhe më herët te nëndrejtoresha e ATSH-së, Liljana Hoxha, e cila do ta paralajmëronte Kumin, edhe pse siç ai thotë, nuk kishte lidhje me akuzat. “Madje, lidhur me këtë ngjarje, vite më vonë do takoja dhe Liljana Hoxhën, e cila më tha miqësisht: “Ke qenë dhe do mbetesh artist i madh!”. -Po unë këtë kam dashur ta thoshe kur në atë kohë, tani e thonë të tjerë, –ia ktheva me humor (qesh), rrëfen Kumi. Izolimi bëri që të mos ishte i pranishëm fizikisht gjatë rrëzimit të bustit, edhe pse momentin do ta fiksonte nxënësi italian Stefano. Marrë nga PANORAMA.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur dhunimi i edi rames ne '97 edi rama petrit kume dhunimi i edi rames ne '97 edi rama petrit kume

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni