Bota

Hap i parë për Tajlandën, fillon vaksinimin këtë javë me vaksinat kineze 

Reuters shkruan se Tajlanda pas autorizimit që i dha vaksinës SinoVac ditën e djeshme do të marrë fillimisht 200 mijë dozat e para ditën e mërkurë.   
Featured image of article: Hap i parë për Tajlandën, fillon vaksinimin këtë javë me vaksinat kineze  Foto gjatë vaksinimit

TAJLAND- Tajlanda do të fillojë vaksinimin e popullsisë me vaksinat kineze anti-Covid këtë javë. Reuters shkruan se Tajlanda pas autorizimit që i dha vaksinës SinoVac ditën e djeshme do të marrë fillimisht 200 mijë dozat e para ditën e mërkurë.

Vaksinat Sinovac do t’u jepen grupeve prioritare në 13 provinca, tha grupi punuës së COVID-19. Më shumë se gjysma e 200 mijë dozave do të caktohen për epiqendrën e Covid në Tajlandë, Samut Sakhon dhe kryeqytetin, Bangkok.

“Ne do të fillojmë injektimin e grupeve të synuara brenda tre ditësh pasi të vijnë vaksinat,” tha Kryeministri Prayuth Chan-ocha. Prayuth tha se 800,000 doza të tjera do të mbërrijnë në Mars dhe një milion e mbetur në Prill nga vaksina kineze.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tajlnda gjithashtu ka porositur 61 milion doza nga AstraZeneca gjithsej, ku 117 mijë doza do t’i marrë nesër. Autoritetet tajlandeze gjithashtu kanë bërë me dije se po bisedojnë me kompani të tjera si Johnson & Johnson, Moderna dhe Pfizer/BioNTech.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment