Politike

‘Hanë dreka-darka me paratë e taksapaguesve’/ Gjuzi ‘shpërthen’ në nisje të seancës: Kërkova interpelancë me Ministren Balluku, nuk e shikoj, PS e le Kuvendin bosh

VIDEO
Gjuzi u shpreh se kishte kërkuar interpelancë e ministren Balluku mirëpo nuk ndodhet në Kuvend.
Featured image of article: ‘Hanë dreka-darka me paratë e taksapaguesve’/ Gjuzi ‘shpërthen’ në nisje të seancës: Kërkova interpelancë me Ministren Balluku, nuk e shikoj, PS e le Kuvendin bosh Kujrim Gjuzi

TIRANË– Seanca e sotme plenare ka nisur me një debat mes deputetit Kujtim Gjuzi dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit. Gjuzi u shpreh se kishte kërkuar interpelancë e ministren Balluku mirëpo nuk ndodhet në Kuvend.

Kam kërkuar interpelancë me Ministren e Infrastrukturës, nuk e shoh as në këtë seancë e mëparshme dhe as në seancën e kaluar. Nuk kanë arsye ministrin të mos vijnë këtu në momentin që hanë dreka-darka me paratë e taksapaguesve shqiptar. PS është partia që ka pjellë ato partitë e tjera që Kuvendin e lanë bosh”, tha Gjuzi.


Ndërkohë gjatë fjalës së tij kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh se rregullorja për interpelancat është respektuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Sa i përket financimit të partive ka një ligj, financimi bëhet për ato subjekte politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet paraardhëse”, u shpreh Ruçi.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment