Sport

Hamsik i jep lamtumirën Napolit, transferohet në Kinë

Mesfushori slloven, Marek Hamsik, është zhvendosur në Kinë për shifrën e 20 milion eurove.
Featured image of article: Hamsik i jep lamtumirën Napolit, transferohet në Kinë

 Aurelio De Laurentiis ka konfirmuar transferimin e mesfushorit të tyre, Marek Hamsik në Kinë tek skuadra Dalian Yifang.

Ky konfirmim vjen pasi avokati i Napolit Mattia Grassani tha për Radio Kiss Kiss se Hamsik ishte ‘bërë’ një lojtar i Dalian të mërkurën në mbrëmje .

Hamsik është larguar. A është lamtumirë apo shihemi më vonë? Varet nga ai.

 Unë shpresoj se mund ta marrim kur sezoni në Kinë të ndalet. Tani për tani është jozyrtare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një marrëveshje me Dalian është arritur. Uroj lumturi për Marekun në Kinë.

 Dyert e Napolit do të jenë gjithmonë të hapura për të.

Aurelio De Laurentiis, presidenti i Napolit

Klubi kinez do të paguajë 20 milionë euro për mesfushorin, ku ky I fundit pritet të përfitojë 27 milion euro përgjatë 3 sezoneve.  

B.N/dosja.al

Shto Koment