Sport

Hamilton triumfon në Britani, nuk lëshon vendin e parë dhe pse xhiron e fundit e bëri me goma të shpuara

VIDEO
Kjo është fitorja e tij e tretë nga katër gara të zhvilluara deri më tani.
Featured image of article: Hamilton triumfon në Britani, nuk lëshon vendin e parë dhe pse xhiron e fundit e bëri me goma të shpuara Luis Hamilton

BRITANI- Lewis Hamilton, del triumfues në vendin e tij, duke fituar çmimin e madh të Britanisë. Piloti i Mercedes edhe pse me goma të shpuara, xhiron e fundit ai arriti që të tregonte se është fitimtari i vetëm këtë sezon. Kjo është fitorja e tij e tretë nga katër gara të zhvilluara deri më tani.

Britaniku Hamilton la mbrapa Max Verstappen me Red Bull, ndërsa vendin e tretë e zuri Ferrari i Charls Leclerc.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por pista e Silverstone nuk u tregua shumë dashamirëse me shokun e skuadrës së Hamilton. Valtteri Bottas zuri vendin e 11 me Mercedes, duke bërë që kjo garë të jetë për tu harruar.

(I.A. Dosja.al)

Shto Koment