Sport

Hamilton “pashai” i Stambollit, fitoi edhe titullin e 7-të të kampionit të Botës

Britaniku nuk do ta harrojë këtë garë, jo për faktin se ishte fitorja e 94-t gjatë karrierës së tij, çka përbën edhe një rekord të ri në këtë sport. Hamilton sot, pas triumfit në pistën e Stambollit, fitoi për herë të 7-të titullin e kampionit të botës, si pilot në Formula 1
Featured image of article: Hamilton “pashai” i Stambollit, fitoi edhe titullin e 7-të të kampionit të Botës
Përditësuar:

STAMBOLL – Piloti i Marcedesit, Luis Hamilton, fitoi Grand Prix të Stambollit, duke u shndërruar në një legjendë në Formula 1. Britaniku nuk do ta harrojë gjatë këtë garë, jo për faktin se ishte fitorja e 94-t në karrierën e tij, çka përbën edhe një rekord të ri në këtë sport.

Hamilton sot, pas triumfit në pistën e Stambollit, fitoi për herë të 7-të titullin e kampionit të botës si pilot në Formula 1, duke barazuar edhe në këtë tregues legjendën Mikal Shumaker, i cili cilësohet edhe si piloti më i mire i të gjitha kohërave.

 

Në një pistë, të lagur nga reshjet e shiut, Hamilton zhvilloi një garë fantastike, me vetëm një ndalesë në bokse, duke kaluar me strategjinë e tij makinat Ferrari, shumë agresive në këtë garë. Fituesi i “pole-position”, piloti i McKlarenit, Lens Stroll, pasi kryesoi thuajse gjysmën e garës, për gabime të skuderisë por edhe të tijat, humbi pozicione dhe kryesimin e morën Verstapen, apo Perez, derisa Hamilton u ngjit në krye.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më pas, britaniku, duke shfrytëzuar një ndalesë të vetme për të vënë gomat e ndërmjetme dhe më pas duke i administruar ato në mënyrë perfekte, e udhëhoqi garën derisa kaloi i pari finishin, i shkëputur nga ndjekësit.

“Kjo është për të gjithë ata fëmijë, që besojnë te gjërat e pamundura. Ato mund të bëhen realitet”, ishin fjalët e Hamiltonit me zërin që i dridhej, para se të kthehej në bokse e të festonte me skuadrën e tij .

Pas britanikut, erdhi Serxhio Perez mori vendin e dytë dhe më pas dy makinat Ferrari me Fetel që doli i treti, ndërsa Leklerk i katërti.

B.T (Dosja)

Shto Koment