Sport

Hamilton, pas titullit të 7-të të kampionit, në listën për t’u bërë “Kalorës” në Vitin e Ri

“Unë garoj në 19 vende, kështu që i fitoj paratë e mia në 20 vende të ndryshme, kështu që paguaj taksa në disa vende të ndryshme dhe paguaj shumë taksa edhe këtu. Unë jam duke kontribuar për vendin. Jo vetëm kaq, por unë ndihmoj në mbajtjen e një ekipi prej më shumë se 1.000 personash të punësuar”
Featured image of article: Hamilton, pas titullit të 7-të të kampionit, në listën për t’u bërë “Kalorës” në Vitin e Ri
Përditësuar:

ANGLI – Piloti Luis Hamilton do të vlerësohet si “Kalorës” në festat e Vitit të Ri. 35-vjeçarit, shtatë here kampion i botës, do t’i jepet ky çmim, pasi punët e tij të diskutueshme të taksave u konsideruan “të gjitha në rregull”.

Superylli Luis, pa dyshim sportisti më i madh i Britanisë së Madhe, është i nderuar për kontributin e tij të veçantë në Formula 1. Piloti që vlerësohet rreth 250 milionë paund dhe banor në parajsën e taksave në Monako, do t’i jepet çmimi i “Kalorësit” në Vitin e Ri, pasi financat e tij morën dritën jeshile nga Komiteti i Nderimeve të Qeverisë.

Një mik i tij, por që kërkon të mbetet anonim, tha: “Ky është një nder që i është mohuar Luisit për kaq shumë vite. Kjo shënon një fund të jashtëzakonshëm të sezonit më të mrekullueshëm.” Një tjetër figurë e lartë sportive britanike tha: “Ai po paguan shumën e duhur të taksës, gjithçka që i takon”.

Luis përfitoi nga rregullat, plotësisht ligjërisht, për të kursyer 3.3 milionë paund taksa, duke regjistruar një avion privat prej 16.5 milionë në një parajsë fiskale. Pavarësisht, residencës së tij në Monako, ai është një nga 5,000 paguesit më të mirë të taksave në Britaninë e Madhe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vitin 2017, piloti i Mercedesit iu përgjigj kritikëve të tij për taksat, duke thënë: “Ajo që njerëzit nuk e kuptojnë, është që unë paguaj taksë këtu, por nuk i fitoj të gjitha paratë e mia këtu. Unë garoj në 19 vende, kështu që i fitoj paratë e mia në 20 vende të ndryshme, kështu që paguaj taksa në disa vende të ndryshme dhe paguaj shumë taksa edhe këtu. Unë jam duke kontribuar për vendin. Jo vetëm kaq, por unë ndihmoj në mbajtjen e një ekipi prej më shumë se 1.000 personash të punësuar.”

Luis Hamilton është heroi i fundit i ri sportiv, që do të marrë titullin “Kalorës” kohët e fundit, pas asit të tenisit Endi Murrej dhe ish-kapitenit të kriketit, Alastair Kuk. Pasi fitoi titullin e shtatë të kampionit të botës, fundjavën e shkuar në Stamboll të Turqisë, ai u përgëzua menjëherë nga Mbretëresha, përmes llogarisë në Twitter të familjes mbretërore.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment