Showbiz

“Hamë petulla por libri jot nuk shtyhet”, vijon shèrri mes gazetareve dhe Albana Osmanit: ‘Shkrimtare’ me 100 gabime, s’je Kafka, na dole në shteg

Anabel.al e ka siguruar atë se askush nuk ka pasur tendencë të dashakeqe kundrejt saj dhe e ka siguruar se nëse libri rezulton një kryevepër ashtu siç pretendoi edhe ajo, do t'i bëhet promovimi. 
Featured image of article: “Hamë petulla por libri jot nuk shtyhet”, vijon shèrri mes gazetareve dhe Albana Osmanit: ‘Shkrimtare’ me 100 gabime, s’je Kafka, na dole në shteg Arbana Osmani

TIRANËAnabel.al i ka kthyer sërish përgjigje ish-prezantueses së Top Channel,  Albana Osmanit lidhur me debatin për librin e parë të ri që pritet të dalë në treg brenda këtij viti.

Pasi  Anabel.al vuri në dukje gabimet drejtshkrimore në një kapitull të librit të publikuar nga vetë Osmani, moderatorja reagoi ashpër duke u kapur me gazetarët. Për përgjigjen e Osmanit, Anabel e ka siguruar atë se askush nuk ka pasur tendencë të dashakeqe kundrejt saj dhe e ka siguruar se nëse libri rezulton një kryevepër ashtu siç pretendoi edhe ajo, do t’i bëhet promovimi. 

Albana Osmani të lutem ti dhe të tjerë që keni qënë “të rinj” 5 vite më parë. Shmangini këto përpjekje për të fyer gazetarët që nuk njihni nga afër e s’pini kafe me ta, ose s’ju bëjnë furça si dhe kur i doni ju. Që në hyrje të replikës tënde, ka problem përcakim-paragjykim. Gazetarët e Anabel natyrisht hanë petulla siç ha edhe ti, (me djathë e preferojmë ne në redaksi, bashkë me Lunën), janë të rinj siç ke qënë edhe ti, por gjithashtu hanë edhe shumë libra, mjaftueshëm libra (ndoshta më shumë se ato që janë në “moshë madhore” që si lexues të dallojnë çfarë është e lexueshme dhe çfarë jo). Nuk ka nevojë për ekspertizë: libri o shtyhet ose nuk shtyhet. Gjithsesi ndoshta ti ke një kryevepër në dorë dhe ta uroj me gjithë zemër se Anabeli (negativ) nëse e vret pak mendjen, është edhe shumë pozitiv (jo kur do të bëhet, por kur mendon se ja vlen), por ajo çfarë ke nxjerrë për momentin thjesht s’na tha asgjë. Kaq! Ose ndoshta ne s’kemi parë ndonjëherë një “shkrimtar” të botojë draftin e parë fare në Instagram me 100 gabime gramatikore dhe me fjali pa sens logjik. Zakonsisht këto drafte shiten në ankande pas vdekjes kur psh shkrimtari është Kafka etj. Nejse se e ngritëm shumë nivelin e bisedës. Gjithsesi, ne i mbështesim të gjitha vajzat e gratë e djemtë e burrat që kanë pasione dhe punojnë fort për to, siç të kemi mbështetur e të kemi vlerësuar si njeriun e vitit 2 vjet më parë për punën tënde të palodhur me Lulediellit por kjo s’do të thotë që të na pëlqejë gjithçka e jotja apo e të tjerëve. Dhe as nuk zgjohemi në mëngjes me ndjenja “negative” për t’i rënë dikujt. Kjo është puna jonë, ti na dole në shteg dhe kaq! Ishalla ekspertët dhe publiku i gjërë shqiptar e anglishtfolës të jep vlerësimin që meriton në panairin e ardhshëm. Dhe padyshim që ne do ta mbulojmë promovimin,”– shkruan Anabel në Instagramin e saj. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Reagimi i plotë

Ditën e djeshme, Albana i quajti gazetarët e Anabel, të rinj dhe me humor të pavlerë, teksa theksonte se shkruajnë me petulla të ngelura nëpër dhëmbë. Albana Osmani shtoi gjithashtu se sipas ekspertëve, libri i saj është cilësuar i shkëlqyer dhe ka një histori që do ia vlejë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment