LIVE UPDATES
Politike

VIDEO/ ‘Askush s’do i shpëtojë dekriminalizimit’, Halim Kosova zbulon nismën e nisur me ambasadën e SHBA brenda PD-së

9 Shkurt 2020, 14:28 Nga DOSJA
VIDEO/ ‘Askush s’do i shpëtojë dekriminalizimit’,

SHBA- Halim Kosova, ish-deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe mjek i njohur obstetër-gjinekolog, thotë se partia ku ai bën pjesë po i kushton rëndësi etikës dhe pastërtisë së figurës të njerëzve të saj. Në një intervistë me Zërin e Amerikës, Dr. Kosova flet për rëndësinë e ideve të reja që Partia Demokratike ka për të nesërmen dhe propozon zgjidhje për kujdesin shëndetësor në Shqipëri në kushtet kur shumë mjekë dhe infermierë vazhdojnë të largohen nga vendi.

I pyetur nëse e kanë humbur njerëzit besimin tek PD-ja, Halim Kosova u shpreh se “besimi vjen nga njerëzit që e përfaqësojnë subjektin politik. Duke ditur mirë këtë hallkë, PD ka ngritur Komisionin e Etikës dhe Pastërtisë së Figurës. Nuk është sekret po ta them se Ambasada e SHBA-së më ka ndihmuar jashtë mase sepse s’kisha ide nga do e nisja punën, ata janë të gatshëm të ndihmojnë kur vjen puna për raste të tilla.

Kemi bërë një pyetësor perfekt se si do të përzgjidhen njerëzit në PD që do jenë figura të qeverisjes  të së nesermes. Ne duam që çdo institucion të ketë njeriun perfekt për të bërë punën, me figurë të pastër dhe dije të shëndosha. Nuk ka askush mundësi ti shpëtojë dekriminalizimit në PD”. Ai ishte në Uashington për të marrë pjesë në ceremoninë e Mëngjesit të Lutjeve.

Ku është PD sot, a e kanë humbur njerëzit besimin?

Të jem i sinqertë unë nuk kam një letër e kalem, që të fiksoj të metat te PD. Unë në çdo minutë mendoj si t’ia rrisë reputacionin PD dhe si të rrisë besimin e njerëzve te PD, por edhe t’ia rrisë reputacionin asaj në popullatë.

Ka një perceptim që krerët e opozitës nuk kanë ndryshim, si mund të arrini të vendosni një standard më të lartë për t’i shpëtuar këtij perceptimi?

Shqipëria është vend i vogël dhe njerëzit njihen shumë njëri me tjetrin. Besimi në një forcë politike vjen në radhë të parë nga njerëzit që e përfaqësojnë këtë forcë politike, qoftë PD, qoftë opozitën. Duke e ditur mirë PD këtë, ka disa kohë që ka ngritur Komisionin e Etikës dhe Pastërtisë së Figurës brenda PD. Nuk është sekret ta them, që ambasada amerikane në Tiranë më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë për ta nxitur këtë projekt, pasi nuk kisha ndonjë ide për t’ia nisur punës, por ata janë shumë të gatshëm kur bëhet diçka e mirë për të parandaluar korrupsionin. Kemi ndërtuar një pyetësor, që do të thoja perfekt, se si të përzgjidhen njerëzit, që do të hyjnë nesër në PD apo që janë edhe brenda PD, dhe që janë figurat e ardhshme të marrjes së pushtetit apo pozicioneve shumë të rëndësishme në qeverisjen e vendit.

Çdo institucion nesër, që PD do të marrë, kur të marrë pushtetin, do njeriun perfekt, që të bëjë punën, njeriun me figurë të pastër, por edhe me ide të shëndosha. Dekriminalizimi është i përshkruar me hollësi, që nuk ka mundësi asnjë t’i shpëtojë këtij lloj vaksinimi kundër të keqes nesër ose pasnesër.

Udhëheqja e PD sot ka një apati, si do vazhdohet

Unë nuk hyj në atë grupin që vendos nëse do bëhet apo jo protestë. Unë mendoj se përmes protestave të dhunshme asnjëherë nuk mund të vish në pushtet. Më e rëndësishme se protestat është ajo se çfarë premton PD dhe me çfarë njerëzish përballet apo për të nesërmen. Pra, nëse njerëzit shohin se një ide shumë të mirë të PD e thotë një njeri që s’ka derdhur djersë asnjëherë në jetën e vet dhe që nuk është i besueshëm si figurë, kuptohet që kjo e cenon reputacionin e PD.

A ka nevojë PD për një lloj procesi demokratizimi të brendshëm?

Demokratizimi është një rrugëtim pa fund. Sa më i madh e përparuar të jetë, aq më mirë është për vendet dhe për PD vetë. Nuk mund të themi që demokratizimi duhet të shkojë deri në një pikë dhe mjaft. Demokratizimi duhet të vazhdojë pafundësisht.

Ç’mund të thuhet për gjendjen e kujdesit shëndetësor në Shqipëri, meqë jeni mjek, nga ana tjetër ka një largim në masë të mjekëve drejt vendeve të tjera, si mund të zgjidhet kjo situatë?

Sa i takon nënës dhe fëmijës, ku kam punuar për 40 vjet, kam marrë iniciativën dhe kam nisur një tur me një personel të vogël mjekësor nëpër të gjitha zonat, ku mungon ky shërbim kaq i rëndësishëm. Ideja ka qenë e thjeshtë, sa të vijnë 40 gra nga një zonë shumë e thellë dhe me vështirësi ekonomike në Tiranë, po marr unë pajisjet dhe po shkoj atje e po iu shërbej. Të jeni i sigurt se unë pas vizitës në disa qytete do të ndërtoj një strategji se si gjithë armata e mjekëve, që janë aktualisht në kryeqytet, të mos rrinë të mbyllur në spital, po si ta organizojmë këtë punë nëpër gjithë Shqipërinë.

Do bëhet falas?

Po, unë e bëj falas dhe në mënyrë vullnetare, por të gjithë mjekët duhet ta bëjnë në mënyrë të detyrueshme nga qeveria. Sot, ekzistojnë shumë zona, ku nuk ka asnjë lloj bluze të bardhë. Në një zonë ku ikin mjekët, mësuesit… do të ikë dhe gjithë popullata.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dekriminalizimi halim kosova pd bashkepunim me ambasaden e shba dekriminalizimi halim kosova pd bashkepunim me ambasaden e shba

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën