Politike

“Halim Kosova është dorëhequr”, Mustafaj flet për emrat që nuk janë në listë për kandidatë për deputetë: Procesi është me integritet, nuk kemi pasur presion nga partia

Besnik Mustafaj u shpreh se në përzgjedhjen e emrave ka pasur disa standarde profesionale dhe nuk ka pasur kurrfarë ndërhyrje nga lideri i partisë.
Featured image of article: “Halim Kosova është dorëhequr”, Mustafaj flet për emrat që nuk janë në listë për kandidatë për deputetë: Procesi është me integritet, nuk kemi pasur presion nga partia

TIRANE– Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka deklaruar se Halim Kosova ka dhënë vetë dorëheqjen.

Zoti Halim Kosova është tërhequr vetë, është dorëhequr, përmes një mesazhi që i është dërgua kryetarit të partisë, andaj ai nuk është futur në listën tonë. Unë as do iu konfirmoj emër dhe as nuk iu mohoj. Nuk japim ne emra, është në tagrin e Kryesisë që të japë emrat. Është një proces me integritet”, tha Mustafaj.

Besnik Mustafaj dha këtë deklaratë teksa ishte i ftuar ditën e sotme në ‘Neës24’ aty ku u pyet në lidhje me emrat e PD që nuk janë më në listën për zgjedhjet e 25 prillit. Ai u shpreh se në përzgjedhjen e emrave ka pasur disa standarde profesionale dhe nuk ka pasur kurrfarë ndërhyrje nga lideri i partisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Procesi besoj se është me integritet, i përzgjedhjes së kandidatëve. Unë dhe personat e tjerë që merren me zgjedhjen e kandidatëve, nuk kemi pasur asnjë presion nga Partia Demokratike. Jam nisur nga parimi që kemi listë sa më përfaqësuese të PD-së. U hodhën themelet e një tradite, që në legjislaturën tjetër të jetë akoma më e mirë. Kam qenë kritikues i listës së 2017, ndërsa tani të gjitha emrat janë propozuar nga baza. Të gjithë janë zgjedhur nga një komision autonom”, u shpreh Mustafaj.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment