LIVE UPDATES
Bota

“Hakmarrja e gjumit”/ Pse flemë vonë, ekspertët shpjegojnë fenomenin: Ndodh prej orëve të tejzgjatura të punës (SHKA

29 Nëntor 2020, 18:02 Nga DOSJA
“Hakmarrja e gjumit”/ Pse flemë vonë, ekspertët

KINË-Emma Rao kaloi pothuajse tre vjet duke ndjekur axhendën famëkeqe “996” të Kinës: duke punuar nga ora 9 në mëngjes deri në 9 të mbrëmjes, gjashtë ditë në javë. Rao, e cila është me origjinë nga Nanjing, u transferua në Shanghai rreth pesë vjet më parë për të punuar për një kompani farmaceutike shumëkombëshe. Por puna shumë shpjet konsumoi jetën e saj.

“Isha gati në depresion,” thotë ajo, “Unë u privova nga e gjithë jeta ime personale”. Pas turnit të punës, përveç orëve që detyrohej të punonte jashtë orarit, ajo kishte pak kohë për të ngrënë, për një dush dhe për të fjetur. Shpesh ajo sakrifikonte orarin e gjumit për jetën e saj personale, të cilën e kalonte duke shfletuar internet, duke lexuar lajmet dhe duke parë video në internet deri pas mesnatës.

Rao po bënte atë që kinezët e kanë quajtur ‘bàofùxìng áoyè’ – ose ‘hakmarrje për shtyrjen e kohës së gjumit’. Fraza, e cila gjithashtu mund të përkthehet si ‘hakmarrja e të ndenjurit zgjuar deri vonë’, u përhap me shpejtësi në Twitter në qershor pas një postimi nga gazetarja Daphne K Lee. Ajo e përshkroi fenomenin se njerëzit që nuk kanë shumë kontroll në jetën e tyre refuzojnë të flenë herët në mënyrë që të rimarrin njëfarë ndjenje lirie gjatë orëve të natës. Postimi i saj arriti rekord duke u “pëlqyer” më shumë se 4500 herë.

Nuk është e qartë se nga lindi saktësisht ky term. Përmendja më e hershme u gjet në një postim në vitin 2018. Autori i postimit – një burrë nga provinca Guangdong – shkruante se gjatë ditës së punës ai “i përkiste dikujt tjetër” dhe se ai mund të “gjente vetveten” vetëm kur të shkonte në shtëpi dhe shtrihej në krevatin e tij. Kjo “hakmarrje para gjumit” ishte e trishtueshme, sipas tij, sepse kishte nisur të vuante probleme me shëndetin, dhe se vetëm në orët e vona të natës kishte liri.

Fraza mund të jetë popullarizuar në Kinë, por fenomeni që përshkruan është kudo i përhapur, më së shumti nga punëtorët që mbingarkohen dhe shtyjnë kohën e gjumit për të ndjekur hobit e tyre. Edhe pse e dinë se diçka e tillë nuk është e mirë për ta.

Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh se gjumi i pamjaftueshëm është një epidemi globale e shëndetit publik. Anketa Globale e Gjumit “Phillips 2019” tregoi se 62% e të rriturve në mbarë botën mendojnë se nuk flenë sa duhet, mesatarisht 6.8 orë krahasuar me sasinë e rekomanduar të 8 orëve. Njerëzit përmendën arsye të ndryshme për këtë mungesë gjumni, përfshirë stresin dhe mjedisin e tyre të gjumit, por 37% e tyre fajësuan punën ose orarin e shkollës.

Në Kinë, një sondazh kombëtar në 2018 tregoi se 60% e njerëzve të lindurve pas vitit 1990 nuk po flinin mjaftueshëm dhe se ata që jetonin në qytetet më të mëdha të vendit. Kompanitë që krijuan kulturën 996 kanë tendencë të kenë bazat e tyre në qytete të mëdha dhe ndjekin të njëjtat praktika pune. Televizioni shtetëror CCTV dhe Byroja Kombëtare e Statistikave tha se punonjësi mesatar kinez kishte vetëm 2.42 orë në ditë kur nuk punonte dhe nuk flinte. Gu Bing, 33-vjeçar, drejtoreshë në një agjensi dixhitale në Shangai, shpesh punon vonë dhe për të ora normale e gjumit është 02:00

“Edhe pse jam e lodhur të nesërmen, nuk dua të fle herët,”- thotë ajo. Gu i donte netët e vona në të 20-at, por ka filluar të mendojë për adoptimin e zakoneve më “normale” të gjumit. Megjithatë miqtë e saj shpesh janë zgjuar edhe në mes të natës.

“Më duhet vërtet ajo kohë. Unë dua të jem e shëndetshme, por ata [punëdhënësit e saj] më vodhën kohën. Unë dua të vjedh kohën time mbrapsht.

Por t’i lëmë mënjanë orët e gjata në zyrë, një pjesë tjetër e problemit është se modelet moderne të punës nënkuptojnë që njerëzit e kanë më të vështirë të vendosin kufij midis punës dhe shtëpisë. Email-et dhe mesazhet bëjnë që punonjësit dhe punëdhënësit të jenë gjithmonë në kontakt. Kjo sipas studiuesëve na bën që të ndjejmë sikur jemi gjithmonë në punë.

Jimmy Mo, 28 vjeç, një analist në një firmë që ndërton lojëra elektronike, e konsideron faktin që pasioni i tij, i ndërthurur me punën është thikë me dy presa.

“Puna është gjithashtu hobi im. Më pëlqen ta sakrifikoj kohën e lirë për të,“- thotë ai, duke shpjeguar se si i kërkohet të luajë lojëra të ndryshme pas punës. Edhe Mo shpesh nuk i dorëzohet gjumit deri në 0200. Ai e di që kjo mungesë gjumi potencialisht përkeqëson gjendjen e tij shëndetësore, por thotë se ndien presion nga kolegët për të bërë dhe arritur më shumë në punën e tij.

Gjumi ‘Kap-22’

Megjithëse njerëzit mund ta urrejnë punën që u merr kohën e tyre të lirë, zvogëlimi i orëve të gjumit nuk është ndoshta ‘hakmarrja’ më e mirë. Mungesa afatgjatë e gjumit mund të shkaktojë një mori problemesh, si mendore ashtu edhe fizike. Në librin e Matthew Walker; Pse flemë shkruhet: Sa më i shkurtër të jetë gjumi, aq më eshkurtër është jeta juaj”. Dhe njerëzit, në përgjithësi, e dinë këtë: të gjithë të intervistuarit për këtë artikull mendonin se modelet e tyre të gjumit ishin jo të shëndetshme – por ata prapë qëndrojnë zgjuar deri vonë. Një nga pjesët më të rëndësishme të ripërtëritjes nga puna është gjumi.

Është e rëndësishme që të jemi joproduktive kur mund të distancohemi mendërisht nga puna, gjë që do të shpjegonte pse njerëzit janë të gatshëm të sakrifikojnë gjumin për kohën e lirë pas punës. Zgjidhja e vërtetë, është të sigurohet që individëve u lihet kohë për t’u përfshirë në aktivitete jashtë punës,”-thotë Ciara Kelly, pedadoge në Universitetin “Sheffield”.

Heejung Chung, një sociologe në Universitetin e Kentit dhe një avokat për fleksibilitetin në vendin e punës e sheh praktikën e shtyrjes së gjumit si faj të punëdhënësve.

Trajtimi i problemit do të sillte përfitime nga punëtorët por gjithashtu ndihmonte në sigurimin e një vendi pune të shëndetshëm dhe efikas. Ju duhet ajo kohë për t’u çlodhur. Punëtorët kanë nevojë për diçka për të bërë tjetër përveç punës. Është sjellje e rrezikshme që vetëm të punosh,”-thekson ajo.

Prej pandemisë, shumë kompani kanë zgjedhur që të punojnë nga shtëpia duke futur fleksibilitin në jetën e punonjësve të tyre. Megjithatë për Chung nuk ka ndryshim. Chung thotë se ndryshimi i mirëfilltë kërkon një ndryshim institucional në shumë kompani, ndaj dhe ajo këshillon punonjësit që të flasin me kolegët e tyre dhe t’i drejtohen kolektivisht shefit të tyre, nëse duan të kërkojnë ndryshim.

Sidoqoftë, kjo mund të mos jetë efektivë për në Kinë. Kompanitë kineze e shohin kulturën e tyre të punës si një avantazh ndaj tregjeve si SHBA ose Evropa ku njerëzit priren të punojnë më pak orë.

Ata e dinë se kanë punëtorë të palodhshëm që janë të pamëshirshëm dhe do të bëjnë gjithçka që duhet për të bërë përpara, përfshirë punë pa orar,“-shprehet ajo.

Me një kulturë të tillë të kërkuar pune, punonjësit do të vazhdojnë të trajtojnë problemin si një gjë normale dhe ekziston mundësia, për ata me fat, të ndryshojnë vendin e punës, gjë që është ajo edhe  Emma Rao. Tani ajo punon në një kompani, me më pak orë, por ka zbuluar se zakonet e vjetra është e vështirë të harrohen.

Duhet pak kohë për marrë veten tuaj,”-shprehet ajo.

Marrë nga BBC.com

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota emma rao shkaqet e pagjumsis emma rao shkaqet e pagjumsis

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni