SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
SHBA- Qendra Kombëtare britanike për Sigurinë Kibernetike tha të enjten se hakerë të mbështetur nga shteti rus po përpiqen të vjedhin nga institucionet akademike dhe farmaceutike të botës studimet mbi vaksinat dhe trajtimin e koronavirusit.
Një deklaratë e hartuar nga Britania në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, ia atribuon sulmet grupit APT29, i njohur gjithashtu me emrin “Cozy Bear”, për të cilin ata thonë se pothuajse me siguri funksionon si pjesë e shërbimeve të zbulimit rus.
“Ne i dënojmë këto sulme të neveritshme kundër atyre që bëjnë punë me rëndësi jetike për të luftuar pandeminë e koronavirusit”, tha Paul Chichester, Drejtor i Operacioneve të Qendrës britanike për Sigurinë Kibernetike.
Qendra tha në deklaratë se sulmet e grupit janë duke vazhduar dhe se ata përdorin një larmi mjetesh dhe teknikash, përfshirë metodën “spear-phishing” apo injektimin e viruseve kompjuterike të njohura si “malware”.
“APT29 ka të ngjarë të vazhdojë të verë në shënjestër institucione që merren me studimin dhe zhvillimin e vaksinës për COVID-19n,” thuhet në deklaratë.
Në SHBA, Drejtoresha për Sigurinë Kibernetike pranë Agjencisë së Sigurimit Kombëtar, Anne Neuberger, tha nga ana e saj se grupi APT29 ka një histori të gjatë në shënjestrimin e organizatave qeveritare, ato diplomatike, të ekspertëve, të kujdesit shëndetësor dhe të energjisë për përfitime të inteligjencës. “I inkurajojmë të gjithë ta marrin seriozisht këtë kërcënim…” tha ajo.
Britania dhe Shtetet e Bashkuara thanë në muajin maj se disa rrjete hakerësh kishin vënë në shënjestër institucione kombëtare dhe ndërkombëtare që punonin për t’iu përgjigjur pandemisë COVID-19. Por sulme të tilla nuk ishin parë si të lidhura haptazi me shtetin rus.
Grupi i lidhur me qeverinë ruse “Cozy Bear” dyshohet gjerërisht për piratimin e serverave të Partisë Demokrate në SHBA në prag të zgjedhjeve presidenciale të 2016s.
Marrw nga:VOA
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA– 6-vjeçari Bridger Walker, i cili u kafshua në fytyrë duke mbrojtur motrën e vogël nga një qen i egërsuar, është shpallur ‘kampion nderi i bot...
SHBA– “Too Much and Never Enough: How My Family Created the World’s Most Dangerous Man” (Shumë dhe asnjëherë mjaftueshëm: Si familja ime krijoi njeriun më të rr...
BRUKSEL– Ka nisur prej në orën 16:00 takimi mes Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.Në disa ...
BRUKSEL-Ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, ndërsa ky i fundit pak para nisjes së...
ITALI– Ministria e Shëndetësisë italiane, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 20 viktima nga koronavirusi dhe numri në tota...
SHBA– Universiteti i Quinnipiac ka bërë një sondazh me popullin amerikan ne lidhje me Presidentin Trump dhe Joe Biden. Mediat e huaja kanë raportuar se s...
MAQEDONI E VERIUT- Bashkimi Demokratik për Integrim i udhëhequr nga Ali Ahmeti do të ketë 15 deputetë, pesë më shumë nga sa kishte herën e kaluar. Numrat e kës...
MAQEDONI E VERIUT- Sot kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postim në rrjetin social Facebook ka ndarë me ndjekësit e tij opin...
SHBA- Reperja e njohur amerikane Megan Thee Stallion është qëlluar me armë zjarri por që fatmirësiht ështëjashtë rrezikut për jetën .Lajmine ka bërë të ditur ve...
SERBI- Teksa koronavirusi u përhap në të gjithë globin, njerëzve ju kërkua që të ruajnë distancën të shmangin kontaktet fizike si dhe të qëndrojnë brenda. Ndërs...