Politike

”Hajduti thotë kap hajdutin”, Korab Lita: Rrënjët e krizës së sotme janë mbjellë 11 vite më parë (VD)

Ai  theksoi  se rrënjët e krizës së sotme janë mbjellë 11 vite më parë, kur palët ndryshuan me konsensus kushtetutën brenda natës në prill të 2008.

TIRANË- Deputeti Korab Lita ka kritikuar ashpër palët politike në vend, ku ka deklaruar se të gjithë aktorët po tentojnë të sabotojnë me çdo kushte reformën në drejtësi.

Ai  theksoi  se rrënjët e krizës së sotme janë mbjellë 11 vite më parë, kur palët ndryshuan me konsensus kushtetutën brenda natës në prill të 2008.

Kjo seancë  ngjason me atë shprehjen popullore: Hajduti thotë kap hajdutin”. Çfarë mund të presësh më shumë nga kjo klasë politikë, e cila prej 30 vitesh e tërheqin zvarrë Shqipërinë. Kjo ndodhi edhe  në prill të 2008, brenda një nate u ndryshua Kushtetuta dhe kjo është zanafilla e asaj që në po përjetojmë sot. Kanë kalur mbi 5 vjet dhe akoma do të vazhdohet me sabotimin e reformës në drejtësi, por durimit të shqiptarëve po u vjen fundit.  Presidenti i pari po kontribuon për bllokimin e institucioneve. Kështu e duan sot Shqipërinë, pa institucione”, u shpreh Lita.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment