Politike

Hajdari thirrje politikanëve: Të lëmë kostumet politike, duhet të flasim si njerëz. Të mblidhemi si mazhorancë, si opozitë

VIDEO
Hajdari i drejtohet politikanëve duke i thënë se nuk duhet të flasin dhe qëllojnë njëri-tjetrin por duhet ti japin siguri qytetarëve.
Featured image of article: Hajdari thirrje politikanëve: Të lëmë kostumet politike, duhet të flasim si njerëz. Të mblidhemi si mazhorancë, si opozitë

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari gjatë fjalës së saj në Kuvend u shpreh se shqiptarët duhet të kërkojnë të drejtat e tyre. Më tej ajo i drejtohet politikanëve duke i thënë se nuk duhet të flasin dhe qëllojnë njëri-tjetrin por duhet ti japin siguri qytetarëve.


“Nuk mund ta përdorim këtë situatë për të bërë politikë, për të kapur një grusht votash. Duhet të ngrihemi në dinjitetin njerëzor, sepse shqiptarët kërkojnë që ne t’u japim siguri. Nuk mundemi ne sot të flasim dhe të qëllojmë njëri-tjetrin. Detyra jonë është t’u japim shqiptarëve siguri dhe të ndalojmë sherret me njëri-tjetrin. Të mblidhemi si mazhorancë, si opozitë, si diasporë, të shtrijmë dorën me njëri-tjetrin për të krijuar një Komitet për të përcaktuar si do të ecim me këtë pandemi. Të mos zihemi me njëri-tjetrin sepse shqiptarët sot janë të lodhur dhe të stërlodhur. Të lëmë kostumet politike, duhet që sot të flasim si njerëz”, u shpreh ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: Kuvendi 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit! Manastirliu-qytetarëve: Mos ejani vonë në spital, testet vonohen se ka fluks. Miratohet ngritja e Komisionit Hetimor për ‘Dick Marty’, përjashtohet Piciri

(a.b)/dosja.al

Shto Koment