Politike

Hajdari: Marrëveshja e 2008-ës shiti Shqipërinë, duhet të ishim në BE

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sot në Kuvend me deputeten Rudina Hajdari. Rama tha se nga marrëveshja e vitit 2008, ajo sot ndodhet në parlament. Shkak për replikat mes tyre është bërë deklarata e deputetes Rudina Hajdari, e cila tha se kryeministri Edi Rama, në marrëveshjen e vitit 2008, ka shitur Shqipërinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Të dalësh të flasësh përralla me mbret e të japësh histori e batuta, kjo është për të ardhur keq. Është ky km që thotë hajde debatojnë ide. Ku i keni idetë. E morëm vesh, ata kanë patur eksperiencën e tyre, problemet e tyre, janë provuar e shqiptarët si kanë besuar. Ato zgjedhje ishin legjitime jam dakord. Pse? Sepse firmosën të gjithë, dhe erdhën pas dy vitesh e thanë të kundërtën. Po të thuash jemi në kushte për zgjedhje të lira, nuk jemi. Me marrëveshjen e 2008 ju e shitët Shqipërinë. E mbrojtët atë marrëveshje se do kishit përfaqësues më të denjë. Më atë marrëveshje, a më thoni dot sot se keni deputetë më të denjë, vec se ju binden e qeshin me batutat tuaja. Nuk shikoj ndryshim tjetër.”-tha Hajdari.

Shto Koment