Politike

Hajdari: Listat do t’ja lemë ekskluzivitet vetë partive… do e vendosin ato sa duan të “hapen”

VIDEO
Deputetja tha se ka mbështetjen e ndërkombëtarëve për të gjitha lëvizjet e saj politike. 

TIRANË- Rudina Hajdari thotë se listat e hapura do të caktohen me ligj, por sërish do të jetë në dorë të partive të vendosin sesa duan t’i hapin listat e tyre për kandidatët për deputetë. Deputetja Hajdari tha gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, se rruga është e vështirë, teksa shtoi se ka mbështetjen e ndërkombëtarëve për të gjitha lëvizjet e saj politike.

E para njëherë është që listat e hapura siç e thatë edhe ju, jemi në proces negocimi. Ata kanë rënë dakord në parim dhe s’jemi marrë ende me detajet. Preferenca ime është që lista të jetë e hapur, por mund të shkojmë edhe drejt rrugës që e zgjedh vetë partia sesa do të hapet. Partitë e vogla e kanë të vështirë këtë pjesë. Unë mendoj t’ja lemë ekskluzivitet partive sesa i duan listat e hapura. Ajo s’ka lidhje me PD-në. PD nuk e di sesa e drejtë është. Sa herë bëhet nga sipër është fasadë. Dua të fokusohem tek listat e hapura. Është me rëndësi që iniciativa të ecë përpara dhe është në proces negocimi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sa i përket kontaktit me ndërkombëtarët, kam patur një raport të shkëlqyer me ta. Marrëveshja është temë tjetër, zgjedhorja tjetër. marrëveshjen e firmosa për hir të integrimit, ishte me rëndësi për Brukselin për të rikthyer PD e LSI në sistem.”,-u shpreh Hajdari. 

Konferenca e Hajdarit u zhvillua një ditë pasi Komisioni i Ligjeve me një seancë të beftë, e me një votim të dyshimtë hodhi poshtë marrëveshjen e 5 qershorit.  Maxhoranca ka mbështetur opozitën e re, për të votuar paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla. Drafti me ndryshime do të kalojë në Kuvend, ndërsa PS dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë publikisht hapur këtij vendimi. Komisioneri Oliver Varhelyi ka kundërshtuar këtë akt, duke thënë se e vetmja marrëveshje që duhet të miratohet është ajo e 5-qershorit, ndërsa propozime të tjera, duhet të diskutohen më vonë, ndërsa kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se Rama i ka propozuar pazar, (njëri kryeministër, tjetri president) që të ndaloheshin koalicionet.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment