Politike

Andi Përmeti në gjendje të rëndë! Rudina Hajdari: I uroj shërim të shpejtë… (Deputeti ndodhet në Turqi)

VIDEO
Deputeti Andi Përmeti është i prekur nga COVID
Featured image of article: Andi Përmeti në gjendje të rëndë! Rudina Hajdari: I uroj shërim të shpejtë… (Deputeti ndodhet në Turqi) Rudina Hajdari

TIRANË– Rudina Hajdari ka zbuluar gjatë seancës së sotme plenare që deputeti i opozitës së re, Andi Përmeti është i prekur nga COVID. Hajdari i uroi atij shërim të shpejtë si dhe thekson se ai po kalon një periudhë të vështirë.

“Në radhë të parë më lejoni ti uroj kolegut tonë Andi Përmeti shërim sa më të shpejtë. Përmeti ka qenë i prekur nga Covid dhe po kalon një periudhë të vështirë. Në emër të kolegëve tanë të opozitës parlamentare i urojmë shërim të shpejtë dhe mezi presim të rikthehet këtu në sallë”, tha Hajdari.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjendja e Përmetit ka qenë e rëndë, prandaj familjarët e tij kanë vendosur që ta çojnë në Turqi. Ai po trajtohet në në repartin e terapisë intensive në spitalin turk, pasi ka marrë ndihmë shëndetësore për disa ditë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiraë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përmeti bëhet deputeti i dytë i Kuvendit, që është dërguar për trajtim në Turqi, pas Enver Roshit, i cili fatmirësisht arriti që ta mposhte sëmundjen.

Deputetja Rudina Hajdari gjithashtu ka qënë e infektuar me Covid mirëpo pasi qëndroi për disa ditë e karantinuar në banesë dhe me mjekimet e duhura arriti ta fitonte betejën kundër virusit.

(A.B;F.G/Dosja.al)

Shto Koment