Politike

Hajdari: Hapja e listave do të miratohet, është arma e duhur për zgjedhur deputetë të ndershëm e jo matrapazë

VIDEO
Hajdari ka deklaruar se litat e hapura janë arma e duhur për të zgjedhur deputetë të ndershëm.

TIRANË- Nis seanca plenare. Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar se në Kuvend sot do të votohet për lista të hapura. Ajo theksoi se miratimi i listave të hapura do të jetë një vendim historik për vendin tonë. Sipas deputetes tashmë qytetarë do të kenë mundësinë për të zgjedhur deputetë të ndershëm dhe jo matrapazë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Hapja e listave është një vendim hisotrik për vendin tonë. Këtë fitore dua tja dedikoj qytetarëve shqiptarë. Do të miratohen listat e hapura dhe ndryshimi i koalicioneve.  Kjo është një çështje që mbështetet pa rezerva nga klasa politike. Sot dua tju them, që me këtë fitore që po korrim sot, do të administrojmë me pjekuri këtë armë që kemi në dorë. U heqim fuqinë kryetarëve dhe ua japim qytetarëve shqiptarë. Dua tu japin votën kandidatëve që vëretet e duan vendin e tyre. Në këtë parlament në vitin 2021 do të vijnë ata njerëz që janë të ndreshëm dhe të mirë dhe jo ata që janë matrapazë. Nëpërmjet votës tuaj ju do të sillni deputetët punëtorët dhe jo ata që janë lëpirës ndaj kryetarve të tyre. Nuk do të sillni kriminelë dhe matrapazë. Me listat e hapura, ju mundesi të vlerësoni njerëzit. Ndarja sot është mes atyre që jetojnë në luks dhe atyre shqiptarëve që rropaten nga mëngjesi deri në darkë. E ardhmja do të varet nga mënyra sesi ne do ta përdorim këtë armë që do të votohet sot. Sot e kemi këtë mundis ta përdorim këtë mundesi dhe ta bëjmë realitet. Unë besova se ndryshimi do të ndodhte. Nëse bashkohemi nesër kemi mundësinë të ndryshojmë të gjithë Shqipërinë. Sot kemi hedhur një hap të rëndësishëm drejt ndryshimit”. Ndarja sot është mes atyre që kanë gllabëruar pasurinë e këtij vendi dhe 2.8 milion shqiptarë që paguajnë taksa nuk marrin asnjë shërbim”, u shpreh Hajdari.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment