Rajoni

Hahn dhe Mogherini nderojnë viktimat e Srebrenicës: Përpjekjet për të rishkruar historinë, të papranueshme

Hahn dhe Mogherini deklaruan se është detyrë e përbashkët, që të kujtojmë gjithmonë Srebrenicën si një nga “momentet më të errëta të njerëzimit në historinë moderne evropiane.”
Featured image of article: Hahn dhe Mogherini nderojnë viktimat e Srebrenicës: Përpjekjet për të rishkruar historinë, të papranueshme Varret e viktimave në Srebrenicë

BOSNJE- Dy zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, përfaqësuese e Lartë e BE-së dhe Johanes Hahn, komisionar për Zgjerim, morën pjesë në ceremoninë përkujtimore të viktimave të masakrës së Srebrenicës. Ata deklaruan se është detyrë e përbashkët, që të kujtojmë gjithmonë Srebrenicën si një nga “momentet më të errëta të njerëzimit në historinë moderne evropiane.”

Nuk ka vend për retorikë nxitëse, mohim, revizionizëm apo madhështimin e kriminelëve të luftës. Përpjekjet për të rishkruar historinë, në Bosnjë dhe Hercegovinë apo gjetkë janë të papranueshme”, porositën Mogherini dhe Hahn përmes një deklarate të përbashkët, në përkujtim të masakrës së Srebrenicës.

Çfarë është masakra e Srebenicës?

Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë hyrë në Srebrenicë, në zonën që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara.

Në ditët që kanë pasuar, ato kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur në gropa në pyjet përreth.

Masakra e Srebrenicës është cilësuar si më e rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është njohur si gjenocid.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment